Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik “Pyesni zogjtë…” të autorit Bledar Koçi dhe redaktim të autorit Demir Gjergji.

 

13094406_10207776292157970_6128743936100426547_n

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik “Pyesni zogjtë…” të autorit Bledar Koçi dhe redaktim të autorit Demir Gjergji.

 
Titulli : Pyesni zogjtë…

Autori : Bledar Koçi

Redaktor: Demir Gjergji

© autori, 2016

Botimi i parë, 2016

ISBN: 978-9928-204-82-0

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

 

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

 

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, prill 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Koçi, Bledar
Pyesni zogjtë : poezi / Bledar Koçi. – Tiranë :
Ada, 2016
64 f. ; 21 cm.
ISBN 978-9928-204-82-0
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

 

 

MYSHKU I MOTEVE

 

Nga opusi poetik i Bërnsit, është një poezi që e kujtoj më shpesh… Ajo për urithin, të cilin e pret përgjysmë plori, ndërsa poeti po lëron tokën… Sa herë e sjell ndërmend atë poezi, përfytyroj poetin e përlotur, duke mbajtur në dorë trupin e sakatuar, ende të ngrohtë, të kafshëzës së gjorë e të pafajshme. Kjo poezi m’u kujtua edhe tani, duke lexuar krijimin e Bledar Koçit “Luga prej druri”.

Nuk dua trapezë të mbushur shandane
As pjata floriri me lugët argjend
S’ka vlerë shkëlqimi mbi qelqet mondane
…Veç lugës së drunjtë që zemra më dhemb.

Shkruan Bledari pas ka thurur këngë krenarie për vendlindjen e tij, pas ka kënduar me trishtim e lot udhëve të gjata të mërgimit, pasi e ka kthyer në metaforë mbresëlënëse hijen e Tomorit, pasi i ka thurur dashurisë vargje nga fundi i shpirtit dhe brengave e çasteve sublime të saj. Poezia e mësipërme, veç talentit të autorit, dëshmon për ndjenjën e thellë njerëzore të tij, për atë nderim që ka për rrënjët e lisave dhe gurët e themelit, për frymën e të gjyshërve dhe qershizën e sapoçelur, për zërin e nënës dhe hiret e motrës, për vatrën e zjarrit dhe sofrën e bukës, për gjakun e fisit dhe ujin e shkëmbit. Këto motive, në një farë mënyre, ai i bën terminale dhe pista të aeroportit për t’u nisur drejt qiejve të botës. I mbushur me to, ai ndjehet njeri në çdo metropol e përpara çdo gjuhe e tradite tjetër të kombeve dhe shteteve. Më shume se identiteti në pasaportë, janë këto motive që e bëjnë të ndjehet i barabartë në ajrin dhe trafikun e metropoleve të Evropës.
Nuk kam qenë asnjëherë në Prishtën e tij dhe, po të mos ndeshja mes vargjeve plot melodi rimash e muzikalitet metrike myshkun e blertë që mbulon ashpërsinë e shkëmbinjve, do ta mendoja atë vend të ashpër dhe të ftohtë. Por elementet dhe motive poetike të poezisë së Bledit, shto edhe natyrën e tij të butë, të qeshur e fisnike, m’i kanë bërë të dashura këto vende të Skraparit që gjelbërojnë nga pyjet, zbardhin nga borërat, fshihen nga mjegullat apo dremitin netëve nën hijen e Tomorit. Në gjithë këtë klimë vargjesh e eksperimentesh letrare që zotëron sot kudo, një poezi si kjo e Bledit, vjen që të na thotë se poezia e traditës, poezia e shpirtit, poezia e ndjenjës së sinqertë e të thellë, të paklonuar, e gjen shpejt dhe gjithnjë rrugën për te lexuesi. Ky libër, ku ka bërë strehë poezia e këtij autori kthjellon fund e majë. Vargjet e këtyre krijimeve të bëjnë t’i shijosh dhe, duke i shijuar, të emocionohesh deri më tronditje, të bëjnë të përjetosh gjendje, që rrallë i gjen në poezinë e sotme moderne, qofte edhe të elitave. Kjo poezi të mëson se njeriu, qoftë edhe në lartësitë e mëdha mbi oqeane, ndërsa fluturon me avion modern nga një hemisferë në tjetrën, qoftë edhe i pajisur me mjete komunikimi të fjalës më të fundit, ka nevojë të ndjejë si dashurohet duke lexuar poezi të tilla si “ Nagi”, “Flu”, “Sonte”, dëshiron ta verë në provë dashurinë për vendlindjen duke lexuar: “Ike, nanaja ime, ike!”, “Bastuni”, “Gërmadha ime”, apo të përmallohet si te poezia “ Mall”

(“Çapita në shtigje të blerta,
I dehur, i etur, përmallur..
Qershia rrëzë gardhit më shkundi,
Një copëz malli të lagur.”).

Së fundmi mund të them, se kjo poezi është si kënga e zogjve. Të udhëtosh nëpër të, është si të ndjekësh udhën e zogjve hapësirave të qiellit, pa u kujtuar se po kalon mbi kufijtë e tokës të ndarë në shtete, fe, politika, moda e sekte…

 

demir

Demir GJERGJI



OPINIONE : 


Një poezi si kjo të bën të shkosh në origjinë e të kthehesh prej andej me dinjitetin e njeriut që e do botën se do vendlindjen!

Adem Gashi

 

 

Poezi që bën muzikë. E pata të pamundur t’i lexoj pa zë vargjet më të bukura të këtij poeti që e bën origjinal e veçanta e vendit prej nga vjen.

Skënder Buçpapaj

 

 

Ajo që më befason në poezinë e këtij autori është harmonia midis peizazhit dhe shpirtit, midis ditës dhe natës, midis borës dhe luleve të qershisë. Ndjenja njerëzore me peizazhin marrin e japin duke na sjellin shembullin e rrjedhës së jetës mbi dhe.

Skënder Rusi

 

 

Në poezitë e këtij libri nuk ka krisma daullesh apo gjëmime topash, nuk ka britma të ngjirura e të sforcuar. Një frymë e butë njerëzore zotëron në të gjitha poezitë e tij, ashtu si vesa apo bryma që mbulon tokën e veshur me pyje, bar e hije drurësh që tunden hijshëm nën erë.

Faslli Haliti

 

 

Poezitë e këtij libri të vendosura në vendin e tyre brenda tre cikleve, që të kujtojnë tri pamjet e mëdha të jetës: lindjen, udhëtimin, dashurinë, krijojnë gati një organizëm plot tinguj ndjenja e pamje që vetëm një autor i sinqertë dhe pasionant mund t’i shkruajë. Përgëzime!

Bardhyl Londo

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s