Poezi nga Arianita Hoxha

arianita Hoxja

Poezi nga Arianita Hoxha

 

 

Kur të kthehesh

 

Në atë qytet të vogël kur të zbresësh
Kokën do kthesh me mallin në sy
Në atë stol gjethe mbuluar do heshtësh
Dhe ndërmend do na sjellësh ne të dy

Do kujtosh atë vajzën flok gjatë bel hollë
Me atë fjongo të kuqe flokëve ngatërruar
Kujtesës do kthehesh në të voglën shkollë
Te ato dy gërma bangës prej druri shkruar

Do ngrysësh e do qeshësh për një moment
Frymë do marrësh thellë bjeshkëve nektarë
S`di cfarë mbetëm pyes veten në këte jetë
Të pafajshëm apo dy adolishente mëkatarë.

 

 

Ndodh

 

Ndodh ndonjëher të mërzitemi
Ndodh që trishtimi vjen mysafir
Mendimeve ndjejm t’flladitemi
E kujtimesh lidhur si zinxhirë

Kur dielli del në mëngjes aq bukur
E lulja noton në atë brilanten ves
Ndjen kjo ditë do të bej të lumtur
Kupton në shpirt e ke një shpresë.

 

 

Të pyes

 

Munduar mallit për ty s`di c`të flas
Më duket se stinë pa fund kan kaluar
Viteve me heshtje i kthehem shumë pas
S`më vjen nga ti asnjë mesazh i shkruar

S`di në do kthehesh a do të jem më ketu
Sytë dritares time do ti ngresh lart si dikur
Do jem ajo rrezja e diellit që fleksi syve tu
Apo dashurisë i ngritem harresën si mur.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s