Poezi nga Desantila Qerimaj C

 

Desantila Qerimaj

Poezi nga Desantila Qerimaj C

 

 

Mos ik, mos rri…

 

Tash un vallzoj thellë vedit

në nji histori mbushë me kujtime

qeshi me lumtuninë teme të vogël, t’shndritshme…

vena të ngrime luftojnë me gjetë jetën

mrendë zanit të babës;

Mos ik larg bija jeme, mos ik!!!

 

Mbasi dielli i ndërroi ftyrat

dhe u zbeh në mue si hajdut

tue gjarpnue në trishtimet e mia t’vogla,

nëpër ditë me andrra të paarsyeshme

em atë tingëlloi prap;

Tash mos rri bija jeme, mos rri!!!

 

Mundohem me marrë frymë freski

si nadja e faqet e teme bije tek prap

pyes:- cila botë don me kenë e jemja…

S’i perkas asnji nate, asnji dite, asnji loti,

asnji fjale, që shkye mrendë poezive

lulzon pa e kerkue… tue ndje barkun

zhytë në gjak të vjetër, që pret dhimbjen

në copëza të së nesërmes,

asnji shqetsim i bukurive të humbuna

nuk mundet me më mbytë

e di që asnji botë nuk asht e jemja,

por veç nji, veç nji asht,

kur jam, jam krahët e tu.

 

 

Me të tregue që isha

 

Me të tregue që isha,

thërrmijë në oborr,

ndërsa fletët e hanës

ishin ditët e dheut,

dikush kapërcente marsin ngutshëm

me shpresën e hijeve që mbyten

dhe era ish flokët e mi,

bash gaz që ngjallte sy prej gjumi

copëza të krisuna

dhimbja e kafazeve në trupa…

Zogjt që uleshin pa u ndje

mbi grunin… andrrash

kur mbas kuptimit uni

i përvuejtun u bá.

 

Me të tregue…

se si shkulm prej flake,

çdo herë erdh pranvera…

 

 

Arena e mrendshme

 

Ne tërhjekim vetë,

si nji arenë në përmbytje

takimin e kohëve.

Dhe si luftëtarë të pamësuem

shohim prej nalt,

vendin ku dyluftimi përbotet me tokën …

Unë pëmendem në rrugët e sotme,

ku njerëzit harruen

se lufta e shpatave tashma quhet

shpirt  i padukshëm…

Në buzë mbet shija e lules që lind

që s’ja njohëm kuptimin e fjetun

dhe pravera thërret prej tej,

mitrën e  nji dielli

me landë të mbushun ngrohtësishë…

Poezi a çkado që koha asht

dritë a çkado që koha asht

mali i saj fryhet

e orë mbas ore tinëz,

ka me na përndjekë…

 

 

***

 

Kjo rrugë,

zgavrat e mungesës

duert tueja, këto andrra

kjo maskë  përmbi qytete

këto dyer që zbehin muzgje

ky trishtim që ndjek pasqyrat,

këto ndjenja, të gjalla prej deti

këto degë, forma jonë prej stinesh

tue gjetë dhimbjen e urtë tej vedit…

Qe… edhe nji zog që krahët

ia mbushin trupin me dëshirë,

dhe që më pyet, nëse vërtet e di…

Me jetue, mos asht me humbë???

E me kërkue nëpër ajër qorrazi nji gjeth

a veç nji aromë lëkuret,

që kumbon botën në zemer…

 

 

Njashtu…

 

Ti vjen me peshën e lirisë

ngatërron ditët me netët

e heshtja asht nji kopësht

që sapo i ka fillue pranvera.

Ngatërron dritoret me botën

i’a lëshon kufinjtë diellit

thirrjet e brendshme.

 

Njashtu…

tingujt përulen

mrendë trupave,

historia vajton

gjaku thellohet

fryma lind,

si të mos kishte kenë…

 

 

Të voglës…

 

E vogël… porta e tokës të mirë asht hapë

ajo vetë njeh sekretin e rranjëve

që depërtuen pa leje ndër poezi

e requiem dhe lotët ajo i mbylli

në barrakë të fëminisë teme

që t’kujtohesha, pse shiu, dielli

e tërmetet ngjajnë me mue

ma shumë, e ma shumë…

 

E tash që u rrita

e njëjta portë asht pasqyra prej loje

profil i shtëpisë që mu ndërtue:- “vuejtje nën mue”.

Kam ikë prej vedit nji herë, për të mijtën herë

jam kthye nji mijë, për nji herë të vetme,

dhe ky asht kthimi ku të gjeta ty…

 

Dhe kshtu janë portat, edhe kur mbyllen

mjafton nji rreze e jotja, që ajo çka mu dha

të flasin tue kalue tejpërtej lindjes.

 

Ndjej nji lot të madh…

i cili shuen edin e tanë botës

dhe i cili s’mund jetë asgja tjetër

përveçse dhimbje që nuk të kam pasë

qysh gjithmonë…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s