Poezi nga Anila Kruti
Doruntinë pa kohë…
(baladë moderne… aktualitet shqiptar )
…eci vrarë,
mbi një kalë të bardhë.
Doruntinë pa kohë…
Po qaj ..
Me synë e verbër të kalit tim mbi lëndinë.
Shtëpia ku qeshem u rrëzua.
Pema e ëndrrave u tha.
Nëna më iku me sytë nga shtëpia.
Motra më fshehu.
Vëllai më gënjeu.
O besë, për besë…
Më preve në mes…!