Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

 

liliana shkodrani baci

Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

 

 

MONOLOG PEISAZHI

 

O qiell,

mos ço ylber,

jam në dalldi pranvere,

mbi ngjyrë të vjetër

ripërtërihem  vetë.

 

Shtëllungë e mejtimeve

në stinën e psherëtimave

sit lutje në hoje,

se kjo dalldi pranvere ,që

dëborën emëron soliste  të bardhësisë

qënka dhe dëshmi  e vegimeve të kujtimeve

strehon dhe frikën e grisë.

 

Po me stukime sythesh

ndreq e llafos fjalë

që skuqen prej ndryshimeve .

 

Prandaj mbajë barrë,

verës i bëj gati vendimin

për të dirigjuar

koncertin e gjelbërimit.

 

 

JAM DAMAR I RRESHTIT  T’ PARË

               (tim biri)

 

Ti nuk puth buzë fikse ,

as ëndrrat mbi themele nuk vendos.

Damarri më i qetë

që gjakun të lëvron

jam unë,

që prejardhjen e pazakontë të kujton.

 

 

FUSTAN LULE QËNDISUR

 

Lulet qëndisur mbi fustan

janë avull i dëshirave që trëmbën konsideratë.

Më “ngushëllojnë”që

s’ndihem më njëzet vjeçar

kur falja parajsë.

Po isha ngatërruar në kryqëzime fjalësh

kur mbyllnin shtigje e pragje.

 

Shtigje të bregut matanë,

në trup më lanë një fustan.

 

 

Ç’ TË JESH DINJITET

 

C’të jesh dinjitet?

Kush të ka , të njeh.

Ti mëson këllqet të mbajnë  akt rebelimi

dhe vëllazërimi.

 

Të lodh,

ngre dhimbje

vulos dhe humbje,

fije e frymës të kushtonë,

nuk mbetesh papregatitur

kur ndërrimet ç’pojnë.

 

Po kur në shoshë, trajton orë jetime

korr errësirë të re .

 

Unë të di…

që den babaden ,

se djersa nuk  gënjen,

dashuritë dhe njohin privime

po kur nga sytë malli shtegton

kush të ka

nuk të shndrit në pyetje.

 

Të gëlltita

e kurrë nuk të tresë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s