Imazhet dhe ngjyrimet letrare në poezinë lirike të autores Mimoza Çekiçi Rista. / Nga Agron Shele

Imazhet dhe ngjyrimet letrare në poezinë lirike të autores Mimoza Çekiçi Rista.

 

Nga Agron Shele

 

Shpesh kontakti me poezinë të largon nga ralitetet e grishta dhe të shtyn në një përtej botë tjetër, në atë farfarmë ku muzgjet prekin perëndimet , ndërsa brigjet ndajnë kufijtë e heshtjes, në atë botë ky shpirti prek hyjnitë dhe gjurmë muzat regëtijnë hapësirën e pafundme të madhështisë mendim.
“ Poezia është si një zog, ajo i shpërfill të gjithë kufijtë” – shprehet Jevgeni Jevtushenko dhe përbrenda këtij misioni poeti kapërcen të gjithë kufijtë mistikë, për të sjellë të padukshmen e shpirtit njerëzor, ndjesitë dhe percepetimet e tij në raport me ngjyrimet dhe gjykimet kohë, madje edhe mishin e vet për të krijuar një poezi ose poemë, sikurse e citon Walt Whitman dhe e gjithë kjo në referim të fuqisë fjalë, gjenilaitetit të saj dhe mendësisë së re përherë e në evolim shprehës.

 

 

Mimoza cekici rista

Mimoza Çekiçi Rista

 

Nuk do mund ta shikoja ndryshe poezinë e autores Mimoza Çekiçi Rista, e cila në paratezë me idetë dhe vizionin koherent për gjithë zhvillimet e artit, por dhe intuitën individuale sjell në mënyrë krejt të natyrshme dhe plot figuracion kreativitetin e saj krjues. Leximi i vëllimit poetik “ Bregu i heshtjes” përshfaq jo vetëm konceptin e një shpirti të lirë që indeksohet gjer tek krahët e bardhë të mjelmave, por jep dhe imazhet e natyralizuara të hapësirës (praneverë e vjeshtë *simbolizim*) dhe nëpërmjet formave bashkohore letrare ( hermetizëm dhe surrealizëm) të gërshetuara me metafizikën ajo risjell dimesionet e asaj simfonie që partiturizon notat vargje prekëse, kumbuese dhe shumë më tepër ndjesuese e lançuese. Boshti që përshkon vëllimin poetik unifikohet përbrenda tematikës filozofi jetë, psikologji mendim dhe mesazhit për të nesërmen, botëkuptim ky që parashton hapësirën e duhur për sugjestionin si proçesion intuitiv, por dhe kohezionin kohor. Detajimi dhe drejtimi i lexuesit përmes suazës krijuse, stilit dhe gjetjeve poetike, të cilat më së shumti vijnë në formë srtofash ( 4 – vargje), por të rimuara dhe me kadencë artistike përbëjnë thuajse edhe mënyrën strukturale të gjithë veprës. Hapësira dhe gjerësia e poezisë së kësaj autoreje prek dhe kapërcen shumë kulmime, por vështrimi estetik i hedhur do të bazohet tek aspekti lirik, si aspekt që mbizotëron, por dhe grish lexuesin për emocionet dhe ejmotivet e forta të përcjellura.

 

 

12180176_910495282366547_1296470364_n

Bregu i heshtjes

 

Poezia e autores Rista, starton që në fillim dhe hyjnizon qënësinë grua, këtë emblemë të delikatesës por dhe përjetësisë, këtë shëmbëlltyrë të bukurisë dhe magjisë, këtë krijese sa egzigjente po aq dhe kreative, si burim i dhimbjeve dhe dashurive të gjithë kësaj bote.

 

“Krijesë shpirti krijuar prej teje
Ngjizur me drithërima dashurie”

 

Krijesë shpirti është forma më e lartë krahasuese dhe më e përsosur e portretizimit të një gurjaje, sepse thellë në vetvete ajo përbën ndjesinë dhe elokuencën e vetë qenies njerëzore, e cila rrethon përherë me vizualitetin por dhe imazhin e patjetërsueshëm dhe përherë e detratuar dhe ardhur me imazhet drithërimë.

 

“ Le t’ ia vjedhim magjinë mbrëmjes i dashur,
Të çikim buzët të pijmë me dolli
Si kulpër do të lidhemi këmbë e duar,
sepse dhe burgu mund të jetë liri. “

 

Kjo është një tjetër poezi ku anafora e përdorur (burg-liri) kuptim simbolik, përplas dhe ngre kufijtë e ndjenjës në shkallën më të lartë, e përthyen dhe e hyjnizon atë, e kryqëzon dhe e dlirëson duke e bërë shumë më tepër sinjikative.
Vlen të veçohet se në poezinë lirike të kësaj autoreje thjeshtësia e mendimit, lehtësia me të cilat luan, sinqeriteti e muzikaliteti dhe fryma përshkuse japin tonin e gjithë ndërtimit dhe së fundmi notat e duhura që tërheqin dhe sëmbojnë me fëshfërimën fjalë.

 

“Si varkë çaj ujërat e tua
Në breg të heshtjes ti qëndron
Të jam e dashur, poete, grua
Dhe lumturi që malle zgjon”

 

Këto vargje janë shkëputur nga poezia “ Bregu i heshtjes” poezi që titullon vëllimin poetik dhe në kontekst të plotë me mesazhin që kërkon të japë nëpërmjet këtij libri ajo hedh dritëhijet dhe paraqet tablon e gruas-grua, pra nënë e bashkëshorte e denjë, të gruas – dashuri, ndjenjë e flladitje lumturi dhe gruas- poete, pra personalitete dhe burim inteligjence.

Autorja Mimoza Çekiçi Rista vjen me vëllimin e saj poetik “ Bregu i heshtjes” si një zë që kërkon të ringrejë të tjera ura komunikimi në lidhje me artin dhe zhvillimet më të fundit të tij dhe me autentitein e vet krijues dhe fjalën e saj artistike hedh të tjera imazhe e ngjyrime në telajon e hapur të letërsisë tonë shqiptare.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s