Poezi nga Vjollca Tiku Pasku

Vjollca Tiku pasku - 1

Poezi nga Vjollca Tiku Pasku

 

 

PËR TY NËNË

 

A mundet gjithë ngrohtësia e rrezeve të diellit,
të më japë ngrohtësinë që më jep ti nënë?
A mundet gjithë prehri i madh i qiellit,
të më japë qetësinë që më jep prehri yt moj nënë?
A mjafton gjithë rrjedha e burime tëlumenjve,
të më freskojë vapën si freskija e fjalëve të tua, nënë?
Nuk besoj se mjafton gjithë boja e shkrimit të botës,
të shpreh ç’ndjej për ty, nëna ime.
Nuk mjafton as gjithë aroma e luleve praverore,
për të ndjerë erëmimin që më jep fryma jote e ngrohtë.
Të shkruaj për ty nënë,
duhet të kthej, çdo dimër në pranverë.
Të mbledh të gjitha agimet e tua,
e ti ngjyros me ylberin e mirësisë tënde, nënë.
Të shkruaj për ty duhet,
të shkrijë gjithë akujt e botës, ti kthej në mjaltë e sheqer.
Të shkruaj për ty nënë,
duhet gjitha degët e egra të erës,
ti kthej në trëndafila buzëqeshjesh nënë.
Të shkruaj për ty duhen,
fletët e Edenit, dhe pena e Krijuesit të madh.
Ndaj unë të shkruaj thjeshtë.
Të dua në çdo pore të zemrës NËNË!

 

 

DUA TË TRETEM NË PIKËN TËNDE O SHI

 

Asnjëherë nuk kam dalë nëpër shi,
kur bie me furi e vibron te fshehta nën shkumë,
sot dua të bëhem ujë të rrjedh si lumë,
të qaj me lot kurbeti në vendin ku rri.

O qiell më ka marrë malli për dritën tënde
që lëshon me frymë mbi vendlindjen me akull,
më ka marrë malli për gjithë malet me lotë lagur,
që heshtin e dëgjojnë histori nga të tjera vende.

Më lag të tretem në pikën tënde o shi I ëmbël,
të bie në një gjol pranë një lule me erë,
kur dielli të lëshojë kurora rrezesh si në pranverë,
të kap një fije të ngjitem lartë.. lartë.. oh ëndërr.

Të lundroj në barkun e mbarsur të reve në qiell
të pikëzohem pikë pikë në tokën e largët,
të bie në faqet e nënes ti laj lotët e vakët,
të më fshi me dorë e të qëndrojë në zemrën e saj diell.

Më lag të tretem në pikën tënde o shpirt i qielllit pa mëkatet e bëra,
të laj pluhurin e gurëve e të shndrijnë nga hëna me përgjërim
më lag,më tret të bie furishëm mbi lumenj e liqene me zemërim,
më lag, më tret,të përze llumin e qelbur që ka zënë vend vite të tëra.

 

 

JETË

 

Kur vuajtja më pushton si gjarpër i kuq nëpër damarë,
piratët e territ më godasin me brirët e ngrehur,
dhimbja më ther në shtyllën e kryqit të gjalllë,
gozhdët e trishtimit më ngulen në çdo kyç të mprehur.

Gjuha dridhëron rrokjet e dhimbjes në jetën e ngrirë,
idhujt qeshin e lëpijnë gjakun që rrjedh nga plagët curril,
shqyejnë e godasin me forcë copat e shpirtit të mpirë,
derisa gjeli i mëngjesit të këndojë tre herë në të gdhirë.

Shpirti përpiqet të rezistojë në varrin e hidhërimit,
stomaku i ligur kërcet nga ditët e agjërimit,
veshët shurdhuar në funeralin e dëshpërimit,
ëndrrat ndalur nga sytë e pambyllur të vajtimit.

Një dritë vërshon nga ylli i mëngjesit plotë shkëlqim
kristalet e kripës mbi sy m’u shndërruan në yje të bardhë,
një ëmbëlsi më pëshpërit brenda qenies me rrezatim,
‘Të gjitha jetët në tokë sprovohen në kryqin e gjallë’.

Qielli i ngujuar nga terri u hap i kaltër plotë shpresë,
lulet e lidhura nën tokë u rritën e vallëzuan me aromë,
endrrat puthën qiellin e porsalindur e trëndafila plotë vesë,
kur ngrihesh nga rrëzimi më e fuqishme në jetë fluturon.

 

 

SHPIRT I NGËRTHYER

 

Si ndihet dita pa dritën e diellit,

si ndihet nata pa yjet e qiellit,

si ndihet shpirti përherë tradhëtuar,

si ndihet njeriu nga gënjeshtrat lustruar,

si vimbrojnë hijet nëper errësirë ,

të kapin prej gryke s’të lënë të lirë .

Ndaj o njeri të paktën një herë

dërgoje djallin poshtë në ferr.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s