Poezi nga Zyba Hysa

 

Zyba hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

 

MOTIV…

 

Të dashurosh të pamundurën,
Të luftohet… për një mundësi!
S’kam, ku të gjej më të bukurën
Fjalë, të vesh ndjenjën dashuri!

Gabohen kur e quajnë lule fushe,
E ngatërrojnë me qejfe e prekje!
Ajo është… motiv i një lufte…
Betejave pa fund, gjer në vdekje!

Të dua Ty… e kurrë s’të bëj lutje,
I lutem Zotit të kesh jetëgjatësi!
Ty… të kam motiv të kësaj lufte,
Në luftë me luftë… në përjetësi…!

 

 

BESA…

 

Përherë ke dyshuar n’dashurinë time?
Sot për herë të parë e mendoj e qetë!
Në kohët moderne… ka veç dëfrime,
Ti s’e kupton, q’unë e kam të shenjtë!?

S’jam démodé… s’jam… as naive!
Të mos kuptoj, se ç’do të thotë jetë!
E di, ka nj’ kufi… por… përtej kufijve,
Pa dashurinë… as jeta s’ka vleftë!!!

A ka më larg, se përtej largësive?
Aq larg jemi ne… këtu e sa vjetë!
Mos më pyet mua, folu Perëndive,
As në mendim, s’kam shkelur besë!

BESA… është shpirt i dashurive,
I rrit përtej nesh gjer drejt divines!
S’kemi gjë n’dorë, falë Perëndive,
Trashendoi ndjenja, përtej times!

Dhe në s’besofsh, kurrë mos besofsh!
Besën dhe unë… ia kam fal flijimit…
Shko tek hyjtë e qiellit, në do të takosh,
Dy shpirtra bashkë, i kanë prirë amshimit!

 

 

TË QËNIT NJERI

 

Mësuar me skamjen, në sy e kam parë,
Para saj, s’më dridhet as dhe një qerpik,
S’është për fajin tim, punë gjithnjë bërë,
Tentakula shtrigash, thithin gjer në pikë!

Jam mësuar, fort, e kam dashur punën…
M’e vyera mike, m’e zonja mjeke, terapi!
Asnjwherë në jetë nuk ia vura gunën…
Trupit tim… kur gunën e kish tjetër njeri!

As dhe fajin tim… kurre s’e bëra nuse…
Ta martoja diku, vetë, a me mblesëri!
Mbrenda fajit tim, shijuar shumë vuajtje,
Fitova… nuk humba… të qënit NJERI!

 

 

SINQERITET…

 

Dhe më të afërmit, shpesh herë m’largohen,
I tmerron sinqeriteti… binjak i së vërtetës!
Pëlqejnë këdo tjetër… boll t’u ledhatohen,
Fjalë shkëlqimplotë, nën gëzof të dhelprës!

Po, si mund të hesht, kur dua fort t’thërras?
Më vijnë sinjale… përmes valë misteri…!
As vetë kurrë s’dua me fjalë të t’godas,
E vërtetë e hidhur, m’e ëmbël se sheqeri!

Ndodh q’fajin e tyre… ma veshin si qyrk,
Kurrë s’më ngjiti… qyrkëziu për shtat!
Veç koha shenjtore…m’i ka çelur sytë,
Hequr ç’ka m’veshën, e ndriçuar prapë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s