13166062_10207840459682118_10877005962047058_n

 

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Eklipsi i dhimbjes”  të autores Pranvera Drita GJONI.

 

 

Titulli i librit: Eklipsi i dhimbjes

Autor: Pranvera Drita GJONI

 

Kopertina: Ana GASHI

 

Redaktor & Korrektor: Pranvera Drita GJONI

 

Sponsor: Ana & Ergys GASHI ( fëmijët e mi)

© : Autori

 

 

Roland-Lushi

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

 

ISBN: 978-9928-204-84-4

Tirazhi: 250 kopje

Formati: 13.5 X 20.5

Botimet ADA

Shtëpia Botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, maj 2016

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

 

Gjoni, Pranvera

Eklipsi i dhimbjes : poezi / [shkroi e red.]

Pranvera Gjoni. – Tiranë : Ada, 2016

148 f. ; 21 cm.

ISBN 978-9928-204-84-4

1.Letërsia shqipe 2.Poezia

821.18 -1

 

 

“I REFEROHEM SHPIRTIT”

 

Shpirti është frymë!

 

 

Pranvera Gjoni

Pranvera Drita Gjoni

 

Ai ka gjithë përfaqsimin e ekzistencës tonë, si qënie e evoluar në të gjithë kompleksitet që na ofrohen gjatë ecjes dhe zhvillimit, human dhe intelektual.

Ai lind, rritet dhe vdes me individualitetin e kartelizuar si identitet, si UN, si rrugë që pret shiritin e startit dhe e mbyll atë në një finish të paautorizuar, që është destinacioni përfundimtarë, duke përmbyllur misionin e angazhimeve, produksioneve të emrit që e identifikon.

 

Shpirti nuk është i ndarë nga njeriu (trupi). Ai bashkëjeton e bashkëvepron, si një njësi e fortifikuar dhe e blinduar kundrejt ekstremiteteve të rrymave, sekteve, mendësive heterogjene… Njëri pa tjetrin do të ishte si një fotografi, ku personazhet buzëqeshin stampimit të heshtjes.

 

Ai mbart gjithë përgjegjësinë e pavarësisë së lirisë së tij. Pasi është materie që mbetet në lëvizje të përfrymëshe 24 mbi 24 orë. Në aktivitetin alert, ku merr, konsumon, redukton, analizon, përjeton, sintetizon, të gjitha prekjet natyrale që përballen dhe bien në “kurthin” e labëratorit të shpirtit, ku aksionet në eprovetat e mendjes, japin reaksion pozitiv apo negativ në dëshirueshmërinë e tij…

Dhe në atë pasiv, ku meditimi, koshienca dhe subkoshienca, kanë një hapësirë të konsiderueshme, që e ndrydhin ndjesinë-shpirt, për të parë vetveten lakuriq, larg abuzimeve të egocentrizmit. Shumë larg mentaliteteve konjukturale, dhe akoma më larg nga “ sjelljet dhe reagimet” e detyruara që na i imponon marrja dhe dhënia në nivelet e shoqërisë njerëzore.

Moti ka katër stinë-bijët e tij, që veshin jetën me kostumet shumëngjyrëshe sinonimizuese, antagoniste të temperaturave në ulje e ngritje, si indikator matës i voltazhit të brendësisë…

 

Pranvera, si stinë e ripërtëritjes, rrëzohet e ngrihet duke i dhënë çadrën e vitaminës D të jetës, stinës së verës, e cila si një vashëz aristokrate rijetësohet rrezeve bio-ultravioletë, për të përballuar melankolinë dhe romantizmin e paekuivok, të shtratit të verdhëvjeshtës, deri sa paqja dimërore ngrin mikrobet, akullsisë deri në palcë… Dimensioni i këtij moti (ri)cikël, kristalizohet frymës së stinës së pestë të padimension, asaj të shpirtit.

Duke u profilizuar në “EKLIPSI I DHIMBJES”, me të gjithë baticat dhe zbaticat, peshën dhe vertikalitetin e navigacioneve të ndjesive, të tronditjeve emocionale.\

 

Autografët poetiko-filozofiko-lirikë, gjatë gjithë shfletimit të këtij vëllimi, nuk janë asgjë më shumë dhe as më pak, se fytyra e vetme pa makiazh, e motorrit të brendshëm shpirtërorë, që djeg oksigjen dhe shfryn poetikë. Që prek lumturinë pikërisht në rrënjët e virgjëra të eklipsit të dhimbjes. Në këtë kontekst, parafrazoj vetveten: -“DHIMBJA, është etaloni matës i lumturisë”. “ DHIMBJA është eshka, që mban ndezur jetën”.

Vetëm nëpërmjet saj, arrijmë të hyjmë në labirinthet e padukshme, të paprekshme, të papërceptueshme, të dashurisë për dashurinë, të energjisë së tërheqjes drejt idealizmit. Drejt absolutes si spirancë shprese.

 

Dhimbja, shpërfaqet si dashuria më e ashtezakonshme, magjike, stoike, solide, ëndrrimtare, fantazuese, pasionante… Si dhimbje e lumtur që tejkalon lumturinë. E besoj këtë që them. Pasi vetëm në tokën e dhimbjes së vërtetë, ngrihen të pamposhtura shtatoret e ngadhnjimit, që përpjestohen vetëm e vetëm, midis vetes e vetvetes.

 

Dhimbja vjen në këtë vëllim, si prekja më e virgjër që mund të jetë fat, t’i ndodh një shpirti, kohëzionit të tij ekzistues. Si testi më madhor i shpirtit, ku rezultati i tij është përjetimi në gjashtë shqisat. Është jetë e jetuar me një qëllim hyjnor. Të mposhtësh urrejtjen duke falur dashuri në të gjithë komponentët.

Të falësh pjesën më të dlirë tënden, gjithë atyre që duan të krijojnë punishtet e jetës me lule mirësie, me fjalë të butë-ëmbëlsuara, me mbështetje zemre e me një dorë të dhënë-shtrënguar…

 

Edhe pse lumenjtë e rrëmbyeshëm, sarkazmik, ironik, zhgënjyes, shpeshherë gërryejnë përplasjeve, njomështin e mureve të brishta, të ndërtesës së uni-t, duke rrëzuar lëmimin e sipërfaqes, dhe lagur “betonimin” e karakterit…

Përsëri fluksi i dritës, shpërndahet ngushticave të errëta të pasigurisë, të humbjes së balancës së kontrollit, të dëshpërimit të vetmisë, të melankolisë së romantizmit, të tkurrjes në lëmshin e reve të trishta…, e ngrihet si një Feniks, që shpërthen këta zinxhirë të rëndë vetinkuizicioni, dhe ngjitet akoma, akoma më lart, duke përqafuar hapësirat e lira, ku shpirti e drejton vet-Zotin e tij.

 

Gjithmonë kam besuar tek përzgjedhjet e shpirtit, pa paragjykim! Ndaj, audienca e këtij vëllimi, besoj se do jetë i madh. Në shpirtin tim poetik, ka gjëndje e gjetje për të gjithë shpirtrat që kanë shijuar kripësinë e dashurisë, sheqerosjen e dhimbjes…

 

Pranvera Drita Gjoni

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,714 hits

May 2016
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List