Dije Lohaj

Cikël poetik nga Dije Lohaj

 

 

DIALOG NË NJË KOHË TJETËR

 

Unë do të vij një ditë prej botës tjetër,

Nuk do të më njohësh,

As me dritën e syve

Të verbuar

Nga lashtësia.

 

Si munde tē më harrosh,

Do të të pyes,

E drithërimat

Më shkundin baltën nga fytyra.

 

Po si jo, e dashur,

Do të më përgjigjeshe,

Por sytë nuk t’i harrova.

 

Dhe sytë do tē më thaheshin

Pa ujëvarën tënde

Të pavdekshme,

Që ditë për ditë

E natë për natë

Ka rrjedhur

Nga gurrat e lotit.

 

Loti qenka përzier me ujin,

Që të rritin bashkë dashurinë mbi tokë!

 

 

YLLI IM NDRIÇON NË FËMIJËRINË E TIJ

(Vajza im Yllka, e cila ka mbushur 15 pranvera)

 

Ti je e sotmja dhe e ardhmja ime,

Ke hapur tempullin e dashurisë amnore,

Ke bulëzuar në zërat e ëmbël të jetës,

Që pesëmbëdhjetë pranvera,

E pasuruar ke shpirtin tim në fluturim.

 

Ti je përkushtimi i së ardhmes,

Forcë e dashurisë amtare,

Je duart e mia tek mbahem sa herë lodhem,

Je gjurmë e këmbëve

Tek ec pirgjeve të rrëpirëta,

Je drita e syve të mi,

Tek valëviten buzëqeshjet qiellit

Tek i sfidon furtunat

Tek i përqafon rrezet e diellit.

 

Ti je masa ime e përsosur e përjetësisë,

Mishërim i cilësive hyjnore,

Je thirrja ime,

Je shëlbimi i kënaqësisë sime,

Tek tingëllon dashuria mahnitëse,

Esenciale e shpirtit tim.

 

Je fryma e shumëfishtë

E realizimit të ëndërrimeve që ishin peng,

E ti hapëron me to

Në paskajshmërinë e gjithësisë,

E bukurisë së të gjitha

Ëndërrimeve të mia të dikurshme

Mbështjellë me dëlirësinë e shpirtit.

 

Unë dhe ti frymojmë ditëve,

Ti çdo ditë rritesh

E unë çdo ditë përtërihem

Në përqafimin

Dhe në dëlirësinë e shpirtit tënd engjëllor.

 

 

LIRIKAVE TË SHPIRTIT

 

Të qeshin nëpër lirika shpirt,

Sa dashuria,

Sa fati,

E takimeve bien aromë trëndafili,

Me gjemba që të shpojnë,

Të shpojnë që ta ndjesh

Më shumë dhimbjen,

Mungesën e dashurisë,

Po aq peshën e fatit,

Tek oh-et e uh-et,

Të shpojnë zemrën,

Të esëllojnë keq,

Kur zgjohesh nga pagjumësia,

E lan mëkatet

Në gurrën e ftohtë të lotëve…

 

Të qajnë nëpër lirika shpirt,

Sa dashuria,

Sa fati,

Tek sythet s’dëgjohen,

Kur dalin nëpër lulëmollë,

Kësaj pranvere të penduar,

E skuqen degëve qetësisht buzëqeshjet

Nëpër shtigjet e tiktakeve të takimeve.

 

Dashuria ime e mbetur shkret!

Fati im i lidhur nyjë!

Të kurthëruara bashkë jeni,

Nëpër grykën e kohës së keqe,

Ku më qeshni,

Ku më qani,

E nëpër lirika,

Pritni sythe lulëmolle,

Të mos dalë pranvera sivjet.

 

 

NË SHËN NAUM

 

Sot,

Butësisht takova ëndrrat,

Dhe pleksa gjithë qenien time,

Në kaltërimin e atdheut hyjnor,

Preka gjithë shekujt

Dhe përkëdhela ylberet shumëngjyrëshe,

Më parë sesa valët,

Tek ndiqnin njëra-tjetrën,

Pulëbardhat tek më grishnin

Në një botë përrallash.

 

Sot,

Jam ndryshe,

Sepse jam këtu

Mes fluturave shkumëzuese blu,

Tek përplasen ëndërrimet

Mbi monumentin e trazuar shpirtëror.

Jam këtu,

Ku zhvishen legjendat,

Ku shtrydh ujin

E shoh plazmën e gjakut tim,

Ku zjarri i dashurisë

Mjaltëzon gjakun.

 

Sot,

Shkrirë jam,

Me rrezet e diellit,

Mbi valët e përgjakura

Që shpuan tejpërtej shekujt rebelues…

Dhe gdhiva mes valësh

E puthjesh qiellore,

Këtu në Shën Naum,

Ku toka e qielli

Theporen për zgjim të ri

Të atdheut hyjnor.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,318 hits

May 2016
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List