Parathënia e librit “Koha e Marrëzisë” të autores Anjeza Sakaj / Nga : Xhevdet Shehu, poet

 

 

 

13228085_1284254821602705_2091094229_n

Parathënia e librit “Koha  e  Marrëzisë” të autores Anjeza Sakaj

 

Nga : Xhevdet  Shehu, poet

 

 

Librat  e  parë  shpesh  janë krahasuar me  lulet  e  para , dallandyshet e   para, këngët  e  para e  keshtu  me  radhë . Po ti  verësh  këto  krahasime  nuk  është  e   vështirë  të  dallosh  në  to shpresën  besimin  inkjurajimin  për  autorët , për  talentin  e  tyre , për  të  ardhmen  e  tyre dhe  me  të  vërtetë    librat  e  parë  janë  një  shkallë  e  sapo  nderur  për  tu  ngjitur

në  udhën e  vështirë  e  të  bukur  të  artit  poezisë. Në  fakt  hipur  në  këtë  shkallë po  të  kthesh  pak  kokën  prapa  do  të  dallosh  edhe  shkallë  të  tjera të  nderura  nga  të  tjera  ëndrra,   të  tjera që presin  të  çelin  e të  lulëzojnë dhe  ti  e  sheh  veten

në  një  garë  që  nis  jo  nga  pista  e  ndonje  stadiumi, por  nga  shpirti  i  poetit  nga  ndiesitë përjetimet  kultura  e  tij…

Sa  më  i  mbushur  të  jetë  ky shpirt  me  këto  aq  me  forcë  merr  poeti, krijuesi, aq  më  i  shpejtë  bëhet  ai  aq  më  i  sigurtë  është  fitorja, arti  drejt  të  cilit  ai  garon e vrapon

E  pra  lexuuesi  po  merr  në  duar  “Koha  e  Marrëzisë”  libri  i  dytë  i  Anjeza  Sakaj, një  libër  të  cilin ajo e  ka  konceptuar  si  një  bashkëekszistencë  të  poezisë  e  të  prozës  së  saj.  Menjëherë  të  bie  në  sy  një  shpirt  i  madh  i  mbushur  plot  me  dhimbje  e  trishtim me  kujtime  e  emocione  të  shumta, të  cilat  autorja  di  ti  endë  me  ca  fije  që  ajo  di  se  ku  i  gjen  e  duke  na  dhënë  cipra  jete , jetë  të  vërtet,  jetë  shqiptare, Shqipëri  ashtu  edhe  në  emigrim  atje  ku  një  pikë  loti  të  ri  gjithmonë  tek  syri e  që  nga  ndriçimi  i  diellit  apo  hënës  të  duket  si  një  margaritar  i  ngrirë  aty. Brenda atij  loti  vërtiten  personazhet , shokët, miqte, të  dashurit, nëna,  babai.

 

 

Anjeza Sakaj

Anjeza Sakaj

 

Shiu,  deti  mali,  dashuria,  dhimbja,  mërzia  shekspiriane  e  emigrantit, e nuk  ka  brenda asaj  pike  loti, po  si  i  mban ajo  pikë  loti  të  gjitha  keto? I  mban  sepse  eshte  lot  i  ndier    i  vërtetë  që  befas  kalon  nga  syri  Anjezës  tek  syri  yt…

po  edhe  kur  nuk  të  vjen  tek  syri  yt, ai  lot  është  krijuar  brenda  teje … po  edhe  në  mos  qoftë  pikë  loti, ai  është emocion, trokitje, shkundje, ndiesi  e  bukur.

Titulli  i  librit ” Koha  e  Marrëzisë ” një  titull  kuptim  plotë  të  intrigon  menjëherë , të  bën  të  futesh  menjëherë  në  libër,   për  ta  zbërthyer  këtë    marrëzi, të  cilën ne  shqiptarët e kemi  me  shumicë.

Libri ” Koha  e  Marrëzisë”  që  vjen  pas  suksesit  të  librit të  parë  me  poezi  ecën  bukur  mbi  dy  gjymtyrët  e tij, poezinë  dhe  prozën.

Ky  libër  korrespondon  me  kohën  e  pjekurisë  të  Anjeza  Sakaj si  poete. Kjo  kohë  është  gjithashtu  edhe  koha  e  mjeshtërisë  së  saj  gjë  që  ndihet  edhe  shihet  në  të  gjithë  librin  jo  vetem  tek  poezia , por  edhe  tek  proza, sfidë  kjo  të  cilën  mendoj  se ajo  e ka  kapërcyer  me  sukses  .

Përmenda  disa  herë  fjalën  poezi  dhe  prozë, pasi  ato  vërtet  përmbajnë  dy  koncepte, por  mbi  to  endet  vetëm  një  shpirt,  shpirti  i  bukur  i  Anjezës…

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s