Poezi nga Eduart Mata / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Udha e Diellit”

Eduart Mata 1

Poezi nga Eduart Mata

Shkëputur nga vëllimi poetik ” Udha e Diellit”

 

 

Për poetin s’ka kufij!

 

Nuk kam këmbë e as duar
Prandaj me sy e trazoj jetën,
S’dua të jem gurë i palëvizshëm

As ujë që koha e llumos, e s’pihet.
Dua të eci ngado, për poetin s’ka kufij
Të lëshojë ngrohtësi  dhe aromë jete,

Aty ku ka më nevoj, dashuri zemre

E të bëhem qiparis, le ta shkatërroj veten.

 

 

Udhës fundit!

 

Kemi parë e çfarë s’kemi dëgjuar

Kur vdes njeriu papritmas dhe prap duke frymuar,

Na vrasin erërat e gjithë stinëve

Gërmadhat e krisura të jetës na mundojnë,

E humbja e shpresës na shkatërron.

 

Ç’dyshim, të eci e të preki udhën e fundit

Kalerojn ditët n’kuaj artificial,

Roje bëjmë pranë zemrave të zbrazurave

Besoj të gjithë na keni parë.

 

Na bie koka mbi trotuarin e marrëzis

Dashurit përgjaken, shtagtohen, grabisin ëndërrat,

E desha të mbjell pak buzagas në fytyrat e vrara

Një dallg ndenjash dalur prej zanash.

 

Ikin fjalët, përcjellin lashtësin mbi trupat tanë

Kanionet e zjarrit  ikin përtej shikimit,

Kemi lanë përgjysëm karvanin në udhën e fundit

Se mos po zbrazet dielli…

Ndoshta mos na e ndryshon drejtimin.

 

 

  Po na plasin themelet e vjetra



Ku e mbajte gjithë këtë vrer oj toka ime
A ta mbollën në luftërat e pa ndërprera,
Ende s’po zë mend moj kokë e imja
As termeti nuk do të dridhte kaq fortë..

Po si e ruajte kaq gjatë inatin ndër veti, moj toka ime
Dhe zjarri vazhdon ta djegë çatinë e jetës sonë,
Jemi në luftë ka vite, por pa armik oj toka ime
Po na plasin themelet e vjetra, e traditën e varrosëm.

Në ty e mbollën, e në ty veç u rritë toka ime
Egon e xhelozin ndër Vlla dikur se patëm,
Dhe vellon e bardhë e skuqe me helmin e djerrinës
Sa vrag e shenja  të zeza,  ty moj tok të latëm.

Po kurr do ta korrësh të keqen moj toka ime,
E farën e keqe ta djegim, të ngelet n’fundërrinë,
Të rikthejm mirësin, burrërin e traditën tonë
E të të ngrejm Atdheu im, në vendin që të takon.

 

 

@@@

 

Të të shohë n’mes meditimesh

Transferimi  ka ra  mbi ty,
Diell  i sosur i qiellit tim
Tej të largtës dashuri…

 

 

@@@

 

Po dëgjoj me k’ta  veshë të shurdhërt
Melodinë  e tingujve të luftës,
Mendohem,  dhe e pi me fund  trishtimin

Se degraduan dhe udhërrëfyesit e parë,

Hundë e buzë, zhytur në nikotin.

 

 

Udha e diellit po rritet!

 

Ku mbete sot ku mbete

Se sytë nuk po më shohin më,
Udha e diellit po rritet
E rrezja pasqyron  vashën,

Trup derdhur  mbi boronica.
Ku mbete lot i ngrirë, ku mbete

Aty,  -afër  flokut  të bardhë,
Se të ikën sot do tinguj

Lëshuar lehtshëm, diku nga një kitar.

 

 

@@@

 

Hesht, vetëm heshti unë

Se nuk mundem me mbyll plagët,
Kudo në çdo skaj trazojnë  lemeritje
Tymi i zi digjet e del mbi pore të lëkurës,
Duke hapur tjera udhë e tjera nisje…
@@@

 

Ti diell,  rri, rri  majë mjegullës

Duke shaluar lavdinë,
Unë po varem këtu në një degë peme
E ti shohë t’gjitha lëndimet e k’tij  dimri,
Dhe prap këtu do të pres sërish…

 

 

Ti nuk je!

 

Ti nuk je lart te dielli,

E  as natën mbi hënë,
E më kot  të kërkoj honeve

Në largësin e pamat.
Ndoshta je lule e mbirë

Poshtë ujit të ëmbël të detit,
E unë i dënuar nga perenditë
Shohë  se si lahet nata mbi ty.

 

 

One thought on “Poezi nga Eduart Mata / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Udha e Diellit”

  1. Ishte hera e pare qe i lexova keto poezi dhe me pelqyen shume ishin poezi me shume domethenie per jeten time sepse prej aty kuptoja se sa shpejt. Kane kaluar momentwt e jete sime. Jam nje zonje por keto poezi me bene te kthesha ne kphe
    jam nje zpnje ne moshe por ketp poezi me bene te kthehesha ne kphe

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s