Cikël poetik nga Beqir Binishi

Beqir binishi

Cikël poetik nga Beqir Binishi

 

 

në çmenduri

A-ZH

 

kur të venitet shpresa
e çdo shteg të jetë mbyllur
prej së larti vi si rrufe
për ëndrrën tënde me diell
me një copë qiell

kurrë më par nuk e kam dit
si bën qielli me tokën dashuri
kur e derdh si zjarr atë energji
biokimi përzier krejt ky shi
janë djersët e tij

fustanin e gjelbër me lule ylber
e vesh si grua nëna natyrë
ndaj mike kurrë mos e tako poetin
në çmenduri e shkruan poezie e jetës.

 

 

Frikë dhe shpresë

(Tim biri Fisnikut)

 

Gëzim i përkohshëm
Mirë se erdhe
Ty të rritë pagjumësia ime
E sa i pakuptimtë është ky mendim
Beso s’është fjalë goje
Unë vuaj nga varfëria
E kur shikimi yt përtej horizontit shkon
Ai që me merr për dore je ti
Përgjatë rrugës
Jam barra e jote
Merr po gjete gjë
Gëzim i përkohshëm
Shqetësim i përhershëm
Mirë se erdhe!

 

 

Në tokën e bame ugar

 

Kjo lule në mbrëmje
I kthen petalet
Mbyllet në vete
Me ruajtën farën
Që nesër
Ka m’u pjekën në diell
Turpshëm mbyllësh në vete
Dhe ndizesh në vetmi
Prush prej dëshire
Me hedhë farën
Në tokën e bame ugar
Vdekja nuk ekziston
M’u kënaq syri
Kah rritet bima
Duke u la
Në rreze dashurie
Kur poezia lexohet në sy
Në fizikun e shkrirë;

 

 

Se di përse po e kërkoj

 

Unë nuk po djersitëm
Nuk e kam mu pa para jush
Nuk brengosem më lexoni
A më dëgjoni
Unë po ja kujtoj vetit
Gjakun e prishur
Jo flamurin
Shpirtin flamur të dëshmorit
Që endet rrugëve për pak qetësi
Ambientit të prishtë me lavire
Maska para e lypsar
Dashurin duke prostituuar rrugëve
Të shtyrë nga pronar patriot
Unë çka po bëjë
Po e shqyej gjoksin
Me derdh gjakun tuaj helm
Dikush pi aromën nga puna e lavireve
Dikush pi gjakun e vrasjeve tinëzare
S’ka njeri esëll këtu
Pijanecë nuk pres të ecni vertikalisht
Ju nuk keni qen këtu
I kam folën vetit marrëzisht
Marrëzisht i dashuruar në këtë tokë
Në mallkimin e saj ju kam ndjerë .

 

 

Sonte është natë e madhe, nata e “Beratit

 

Sot është ditë e madhe për njerëzimin
Krijuesi i botëve ka zbritur në qiellin tonë
Dhe pyet a kush nga krijesat e mija që kërkon nga unë
Unë jam gati ti plotësojë mungesat e tij (dëshirat )
Kërko dhe bindu që Ai është madhështor ,bujar dhe mëshirues
Ndaj ju ftoj të gjithëve pa dallim sonte nga thellësia e shpirtit pa ndërmjetës
Kërkoni për shërimin zemrave tuaja, shpirtit tuaj.

 

 

Dëshira e fundme e një nëne …

 

e dëgjoi lutjen time gjunjëzuar para zotit
dhe ma ktheu shpinën sikur u lëndua
pëshpëriti me zë të ulët
iku e tëra dritë
më arrinte një britmë ,klithmë
shkruaje emrin tënd në diell

në udhëkryq ngrita trekëndëshin
vara shpresën e tej zgjatur
nëna që i nxorën foshnjën me bajonetë
në autoportreti tim u shfaq
krejt kjo paska qenë dëshira e saj
hapi im i vogël
dalja nga udhëkryqi.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s