Gjethërisht / Poezi nga Lida Lazaj

Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

 

Gjethërisht

 

Flladet e majit do ti grish për ti bindur gjethet,
që shëndrisin në diell: fytyra të dlira foshnjash,
të cilave klorofili nuk iu është pjekur
dhe s`kanë marrë ende pamjen e
metaforave të ripërtypura,
të shndrrohen në kartmonedha
dhe me to të ndërtoj një tempull
për poete dhe poetë,
që s`kanë shkruar libra
për faktin e thjeshtë,
se fjalët e tyre të rënda,
nuk i nxë letra
i mban veç zemra.

Në s`mundsha t`i bind,
vjeshtës, kur faqet e tyre i purpuron ikja,
lartësive ku erërat vdesin
e vallzojnë shpirtra
e loti i yjeve pikon trishtim,
do të iki me to.

…ose thellësive, ku kërcasin eshtrat e Artur Rembo.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s