PUHIA SJELL ERË BARISHTESH / Poezi nga Ramije Ajdini

ramije Ajdini

Poezi nga Ramije Ajdini

 

 

PUHIA SJELL ERË BARISHTESH

 

Përse vallë bëhesh i shurdhët?

kur sërish këndojnë bilbilat,

e ti, ndoshta thua me vete:

– Sa të bezdisëshme janë këngëe tij?!…

Apo asgjë…

Por mos harro, se mezhdave të livadheve,

mblodhëm më të bukurat lule.

Në gjakun tim mbolle farën që harlisi,

në sytë tanë qëndisëm ngjyrën e kopshteve…

E puhia frynte ngadalë.

Kurse unë të thërras në heshtje,

e ti s’ bën zë,  o e vyshkura lule!

që m’u betove tinëzisht.

Me blerimin e fjalëve të rrejshme

varrose dashurinë e kobshme

Me buzë të copëtuara nga ethet  pabesi

oxhakut të vatrës – dashurisë  fikur.

 

Puhia ledhatonte sërish lulet e verës

e ti për mua mbetesh një  barishte,

e erës së moçme,

e helmuar,

që lëvrin heshtas dejeve .

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s