TË KAM THËNË / Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

13282211_1311316118896941_351667753_n

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

TË KAM THËNË

 

Kjo

Nuk është thjeshtë dashuri

Të kam thënë…

Përndryshe

nuk do  kërkonim njëri-tjetrin, tek të tjerë

persona…

dhe sërish do vinim

tek ne të dy…

 

Përndryshe

Mendimet e tua

Nuk do ishin zgjatim i mendimeve të mia

Fjalë që vrasin e ngjallin sërish

Dhe malli

nuk do çante zemrat kështu më dysh

Ndërsa

fjalët e mallit do thuhen nga të tjera buzë

pa flakë,

pa dritë,

pa shpuze…

 

Kjo

nuk është thjeshtë dashuri

sepse përndryshe

nuk do i vinim të gjitha në fije të perit

për të dëgjuar thjeshtë zërin

për të ndjerë thjeshtë frymëmarrjen

për të kuptuar thjeshtë

djegjen e zemrës

 

Për të menduar

pa frike vdekjen

 

Të kam thenë:

 

Kjo,

Nuk është

Thjeshtë

Dashuri…

 

( Korrik 2011)

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s