Në Pejë, në këtë kullë Babiloni dashurie, ku vatranët e mbajnë ndezur zjarrin e shqiptarisë
Nga Hymqet B. HASKO
Është një takim emocional, në të cilin mpleksen e shkrihen në një fijet e historisë dhe përditshmërisë, koha e rezistencës titanike për liri e dinjitet shoqëror dhe koha e fitores tjetër në Kosovë, ndoshta më e vështirë se e para, fitorja e paqes. “Tani ju duhet të fitoni luftën tjetër, tha Presidenti amerikan gjatë vizitës së tij në Kosovë, ju duhet të fitoni paqen”. Dhe Kosova është në provë të kohës dhe të historisë për këtë betejë madhore, të cilën rishtas do ta fitojë.
Peja është pjesë e kësaj historie sharmante, madje ndodhet m’u në kulm të saj. Që nga fushat dhe luginat e saj magjike, grykave e rrëpirave, endet kënga e trimave, heroizmi i një populli të ndaluar, ku pejanët janë në ballë të tij, në ballë të vetë epokës së re, që erdhi në fundshekullin e XX, me dy shtete shqiptare në Europë.
Nuk mund të mos e prisja me emocion një udhëtim të tillë, siç kam pritur të gjitha udhëtimet drejt Kosovës, nga Gjakova në Prizeren, nga Prishtina në Drenicë. Por vajtja jonë në Pejë, përveç magjisë së miqësisë së ofruar, zjarrit të shqiptarisë ndezur në oxhaqet e traditës pejane, ka dhe diçka mistike, diçka që vjen e trupëzuar mes mallit të njerëzve të një gjaku dhe dëshirës së beftë, për ta kthyer Pejën, qytetin e një mijë një magjive të shqiptarisë, në një kullë Babiloni dashurie për vëllezërit dhe motrat e ardhura nga të gjitha trevat shqiptare, brenda e jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë Lonineze.
Bashkë me miken time Kristina Demir Dojçe, në oren 6 e 30 të mëngjezit ishim tek Zogu i Zi, në Tiranë…Dhjetra miq ishin mbledhur dhe po pinin kafe. Vlash Margjoni, si gjithmonë i qeshur, energjik, me një zemër fisnike që di vetëm të falë dashuri e mirësi, u ngrit dhe na takoi, na afroi kafe dhe na mirëseardhi me fjalët e tij të zgjedhura prej burri të muhabetit e të fjalës së mbajtur. Aty qenë mbledhur të gjithë: Vjollca Mukja, i shoqi i saj, Berti, nusja e djalit, Besnik Meta, Namik Selmani, Mimi Pane, Luljeta Llupi, Hike Cani, Marjan Nazari, Leta Dhima, Anila Brace, Juli Mustafaj, Aferdita Prenga ,Lindita Mertiri Silvi Qorri..Agron Dervishi. Maria Zuna,,Ervina Petro. Meri Meri Sali Isufaj,Elena Jannakupuli Berisha Brulea Hoxha…dhe shumë miq të tjerë, që së bashku do të shkonim në Pejë për takimin e radhës të Vatrës.
Nje Supriz e bukur na beri Elida Sopoti e cila per arsye shendetesre pat njoftuar qe nuk do te vinte,,por ajo kishte udhetuar qindar kilometra dhe ne oren e caktuar ishte bashke me ne ..Nuk mund te mungoja theksoja ajo,,nuk mungohet ne till evenimente qe organzon Vatra jone.
Në orën 7, autobuzi ynë u nis me flamurin e VATRËS, simbol i një miqësie të pastër dhe shumë të sinqertë…Rruga për në Pejë, nën befasimin e atyre peizazheve mrekullore, ku përzihet fusha dhe mali, kodrat e buta dhe gjelbërimi i errët plot ngjatjetime, nuk u ndie fare. Në ajër enden jo vetëm kumtet e qëndresës, këngët e heronjve dhe martirëve, por dhe lirizmi i ngrohtë, që frymon drejt Pejës, nën ritmin lirik të këngëve hite, që komunikojnë puthje të ëmbëla në muzgje të trëndafilta dhe erotikë mrekullore deri në magjijim… Autobuzi gjatë gjithë rrugës kumboi nga entuziazmi, bisedat e ngrohta e të gjalla, këngët, ritmet poetike e plot emocion, me të cilat e përcjellin vatranët çdo takim në çdo trevë shqiptare.
Grupe-grupe, në shoqërinë e çiltër e të pastër si bora e maleve të Pejës, që ngjet vetëm ndër vatranë, të gjithë bisedonim dhe këndonim…Një ndalesë në Fushë Milot për të marrë miq të tjerë. Fran Popaj, Xhovi Amorgo, Paqi Prenga, Aleksander Pllumi, Brunilda Pervathi, Benito Arben, Dhimiter Jaku, Anila Ahmataj, Fredi Kola, Liza Prenga, Lad Gjoni, Naim Pulaci, Ela Adriatik, Altin Murati, Flu Verg .
Pjesëmarrja i kaloi caqet e parashikuara saqë u porsit dhe një fugon tjetër, për të vazhduar rrugën, se autobuzi nuk i merrte të gjithë. Disa mike, me entuziastet, Luljeta Llupin, Mimi Panen, Anila Bracen, Hike Canin, Marjana Nazarin etj e ndezën atmosferën aty shtruar, në lëndinë, teksa prisnim që të niseshim. Ata kënduan dhe vallzuan përpara autobuzt, në vendin e quajur Fushë Milot, aq sa kureshtarë të shumtë u mblodhën dhe na shikonin me shumë respekt. Dhe ne i përshëndesnim me dashuri e respekt, pasi na dukeshin të njohur, edhe pse nuk qemë parë mes nesh kurrë… Për Vatranin fjala miqësi nuk është çështje kohe, por çasti dhe shpesh një çast ka vlerën e përjetësisë, siç është e përjetshme mirësia e këtyre burrave dhe grave që e kanë ndezur atmosferën me flakët e pashuara të shpirtit të tyre rinor…
Autobuzi tashmë mori rrugën për në Pejë, në Pejën magjike dhe kreshinike, ku bukuritë që flenë në çdo gur e në çdo drurë lexojnë bëmat e kohëve. Përsëri një ndalesë e shkurtër ku vazhduan takimet dhe njohejet e miqve të rinj dhe të vjetër të Vatrës…
Në orën 11, ishim në qendër të PEJËS, ku na pritën me këngë dhe valle, të veshur me kostume të traditës shqiptare Te interpretuara nga Vallet e ansamblit autokton “Rugova” i drejtuar Vesel Nikci, drejtor…
Marin Kelmendi, ky mik i shtrenjtë i Vatrës, bashkë me Lek Dukagjinin, Ramadan Eminin Motren Shqiptare dhe të tjerë na kishin krijuar një atmosferë të mrekullueshme pritjeje. Fjalën e rastit e mbajti Engjelbert Zefaj, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe SportI cili na uroi mirëseardhjen dhe tha se Peja me vatranët bëhet më e madhe, ndihet e përmbushur dhe e ridimensionuar.
Përshëndetën dhe Vlash Margjoni, kryeadminstratori i Vatrës dhe disa të tjerë.
Gjithçka shkoi mjaft bukur dhe në mënyrë mahnitëse, të dehur nga kureshtja dhe ndjeshmëria ndaj shpirtit të miqësisë, shumë qytetarë të Pejës u grumbulluan në qendër dhe vallëzuan bashkë me Vatranët…
Pastaj iu drejtuam Teatrit të Pejës për promovimin e librit të parë që stafi i Vatrës arriti që të botojë, me krijime dhe grimca letrare të krijuesve vatranë.
Ky libër është një përkundje poetike e ëndrrave të miqësisë dhe fisnikërisë vatrane, një ftesë e hapur për komunikim me shoqërinë, me kohën, me rrugët e shqiptarisë, të ridimensinuara në gjeo-politikën globale, në një kohë të re për shqiptarët. Është shpirti i pastër vatran, përndezur e flakëruar në rreshta e vargje, një kumt zemrash të dashuruara, që kërkojnë të tjera zemra, të tjerë ritme. Por lënda e përzgjedhur me kujdes dhe mjaft përfaqësuese e librit, kishte nevojë për një korrektim më të vëmendshëm, ndërkohë që mungonte emri i shtëpisë botuese e Shtypshkronjës dhe nuk kishte ISBN.
Në promovim përshëndetën dhe miqtë e Pejës, drejtues të komunës, mysafyrë e të ftuar. Në këte Dr. Islam Husaj, kryetar i Kuvendit të Komunës së Pejës (ka përshëndetur në emër të pushtetit lokal të Pejës, të cikin e drejton Gazmend Muhaxheri) i cili foli me tone të ngritura, plot lëvdata dhe mirëdashje për vlerat e këtij libri, që promovon jo vetëm Vatrën dhe Vatranët por gjithë madhështinë dhe fisnikërinë e shpirtit kolektiv mbarëshqiptar.
Për vlerat e librit foli Ylber Krasniqi, Namik Selmani, të cilët e quajtën atë një urë të re nga ku do të kalojë miqësia dhe dashuria e madhe e vatranëve për çdo pëllëmbë shqiptarie. Në përshëdetjen e tij, Drejtori për Kulturë tha se sot Peja ndihet e më bukur, më e gjallë dhe më dinamike se zakonisht, pasi ju, me ardhjen tuaj, me këngët, vallet, ritmin e gjuhës së nënës sonë të përbashkët, me këtë libër të mrekullueshëm, na bëtë të ndihemi të rilindur.
Recitimet e Iliriada Ismailit, Vjollca Mukësa Namik Selmanit e bënë akoma më të gjallë dhe më befasuese atmosferën promovuese.
Por kulmi arriti kur interpretoi aktori pejan- Artisti Nimon Mucaj, drejtor i teatrit “Istref Begolli”, Interpretoje pjesë nga “Varri i qyqes” të Azem Shkrelit i cili me dinamikën e një zëri shpërthyes do të bënte që të shpërthenin emocionet e sallës dhe të pranishmit të ngriheshin në këmbë…
Vlash Margjoni, I emocionuiar si rrallë herë, e pati të vështirë të shprehte falenderimet dhe mirëdashjet, aq të shumta ishin mbresat dhe përjetimet që i ngjalli ky aktivitet.
Duhet veçuar moderatorja Anila Toto Sula, e cila me profesionalizmin e saj si gazetare, i dha më shumë temporitëm dhe vlerë ketij promovimi.
Veprimtaria do të vazhdonte më tejnë LOKALIN – “BAI COMPUS,, ” në Parkun e Madh të qyetet të Pejës , ku mes këngëve, valleve dhe fotove,dhe recitimeve nga Ilirida Ismaili Besnik Meta, vatranët shprehën botën e tyre të magjishme të një miqësie të bukur…
Në kthim, teksa ishim të tejmbushur me Pejën, me magjitë e një bukurie transhedente, që komunikonte me ne në çdo pore të lëkurës, me njëri-tjetrin në vallen e një miqësie të bukur, autobuzi u ndez nga këngët që kënduan Kristina, Vjollca, Juli, Elida… dhe shum vatran te tiere,,Rreth ore 11-30 mintua arritm ne Tiran dhe me urimin e bukur mir u takofshim se shpejti u larguam neper shtepit tona duke mbajtur ne shpirt magjin dhe zjarrin e nje miqesie fisnke.




























Leave a Reply