Forum

Poezi nga Melaize Gropa

 

 

Kam mall

 

Si hijen më sulmon nostalgjia

malli për Ty vullkan që shpërthen,

nuk heshtkërka dot  kjo zemër e gjorë,

dallga e lotit, larg më rrëmben

 

Kam mall të  shoh sytë e tu,

me vështrimin që zjarrin përvëlojnë,

Kam mall zërin tënd të përhumbur,

fjala të Dua prej tij  të kumbojë.

 

Kam mall të grindemi ne të dy,

në buzën tënde etjen dua ta  shuaj,

në krahërorin tënd të mbështetem sërish,

të mos kurrë, më dy të huaj.

 

 

Lulja e dashurisë.

 

Një vashëz lule, si kristal vezullonte,

nën rrezet e diellit  jetonte rininë

shtatin e lartë, belin e hollë

sytë e saj, marrosën djalërinë

 

Ndë kohë të  mjegullta ajo kish çelur,

si bisqet peme në shkretëtirë

as duhma e rërës ndër motet e thatë

dot vesën e shpirtit, vashes s’ ja  kish fshirë

 

Në gji ruante kristalet  e lotit

të vetmen lule, që shpirtit kish marrë

zjarri ziliqar  lëshonte shigjeta,

të  digjte lulen, që shndrinte si ar.

 

A digjej vallë  dashuria e vashës?!

prej saj merrte jetë   çdo ditë,

dhe trupit  të thatë  qysh në ngjizje

veç ajo lule i jepte dritë.

 

 

***

 

Ne ishim epiqendra e botës,

Don Zhuanët e kohës moderne kishim epitetin,

s’ patëm një të vetme dashuri,

çdo ditë  ndryshe dashuruam njëri -tjetrin.

 

 

Perëndimi

 

I dua ditët  e bukura plot diell,

më mbushin shpirtin,më japin jetë,

por adhuroj perëndimet e përflakura,

zjarrin ndezur mbajnë  në dashuri!

 

 

Piktura e jetës

 

Ikin ditët, muajt e vitet flututojnë

çdo një  prej tyre një  melodi,

ato që humbe  harresës u tretën,

si mjegullnaja, kur dielli ndrin.

 

Sa  fjalë pa thënë u mbytën lotëve,

sa ëdndrra grisur, djegur e bërë  hi,

sa mall pa shuar e mbetur pezull,

mbajtur peng si dita pa dritë.

 

Imazh  pa ngjyrë mbetur kujtesës,

në telajon ngjyrosur gri

pikturës  jetë pa e përfunduar,

hidhi ylberin, që thellë ke në gji.

 

 

Dashuruar…

 

Pa e nisur ende ditën,

ëndërrat trupin pa lëshuar,

më rrëmben, më mban burgosur

skllave e zemrës së dashuruar.

 

S’ mundem jo, s’ qenka e lehtë

kur ndjenja rrjedh si  lumë,

pyet heshtaz zemra mendjen:

Kush ka faj ti apo unë?

 

Fort troket nën kraharor,

si tërmet që trondit dheun.

Ç’ faj kam e lumja unë,

djalosh trimi më rrembeu.

 

Ndaj ti hiq prangat prej trupit

më lër mua qiellit lirë

fluturojmë drejt lumturisë

unë me ty e ti me mua.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,315 hits

September 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List