Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Ajër shprese” të autorit Robert Shkurti dhe parathënie nga Ndue Shabaku.
Autori: Robert Shkurti
Titulli: Ajër shprese
Redaktimi : Klaudia Shkurti
Korrektimi Gjuhësor : Ndue Shabaku
Shtepia botuese ADA
Botimi i parë, 2016
ISBN 978-9928-223-15-9
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Tirazhi: 300 kopje
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Shkurti, Robert
Ajër shprese : poezi / Robert Shkurti ; red. Klaudia
Shkurti. – Tiranë : Ada, 2016
196 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-15-9
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1
Parathënie
Dikur, shokët hidhnin në det gurë. Një djalë, në vend të gurëve, hidhte fjalë. Fjalë që me kalimin e viteve e dekadave, u kthyen prej detit si jehonë herë e përkëdhelur nga valët, herë e tronditura nga dallgët. Përkëdhelja dhe tronditja i japin tonalitetin, vi-brimin e muzikalitetin poetikës së vëllimit të dytë me poezi të autorit durrsak Robert Shkurti me titull “Ajër shprese”. Ky libër vjen pas katër librash në prozë dhe një vëllimi poetik. Ky vëllim është një vazhdim i natyrshëm e pasurim i vlerave të poezisë së shkruar në vëllimin e parë.
Tematika e trajtuar është e gjerë dhe e larmishme. Lexuesi do të vërejë se në katër plane rrugëton na-tyrshëm e harmonishëm vargu lirik e persiatës i kë-tij vëllimi. Autori di bukur të lexojë të shkuarën e të tashmen e, po ashtu bukur, di të përcjellë tek lexuesi përmes imazhit artistik dritë-hijet e realitetit, përjetimet e stinës dashurore, kujtimet e largëta të fëminisë, ravgimet e emigrantit.
Autori është një vëzhgues i kujdesshëm dhe trajton me mprehtësi reflekset e realitetit gri. Reagimi ndaj hapave të ngadaltë, ndaj veseve që kanë denatyruar njeriun e zhveshur nga virtytet, vrasjes së shpresës, mungesës së kurajos së individit …, zë vendin kye-sor në pasqyrimin e realitetit, të këtij realiteti të pa-kuptimtë, këtij realiteti të dhimbshëm. Autori na sjell një realitet të sunduar nga egërsia e politikës dhe përmasat tronditëse të varfërisë në rritje, sepse thonjtë e pushtetit zgjaten gjithnjë e ngulen në mish pa mëshirë. Thonj që rriten, përderisa lepuri fle i qetë në bark të njerëzisë, dhe aty fiket drita e opti-mizmit nga propaganda e mbrapshtë, stimuluese e mashtrimit dhe verbimit. Autori, si përkrahës e zë-dhënës i zemëratës, lë të nënkuptojmë se vetëm for-ca e madhe e reagimit popullor do të sjellë dritën e optimizmit, do të sjellë hapat e sigurt drejt së ardh-mes.
Fakti që autori me familjen endet prej vitesh në rru-gët e emigracionit, e trajton mjaft bukur këtë temë në disa nga poezitë e vëllimit poetik. Shkaqet që ço-jnë në braktisjen e vendlindjes (shoh agime të errëta në qiellin dardan,) dhe përjetimet e emigrantit janë dy faktorët që ngarkojnë poetikën nga ana emotive me një amalgamë dhimbjeje e malli. Është diçka e papranueshme për poetin që gjaku i ri të përhapet e përhumbet rrugëve të Europës. Heroi – emigrant shpërthen mes pasigurisë e ankthit dhe guxon që ëndrrat t’i fusë në balonin e shpresës. Rrugëtimi është përherë mes dallgëve që ngrihen e ulen paralel me lëkundjet shpirtërore, sa për shijen e kripës që përcjell deti në breg, sa për misteret drejt të cilëve çojnë emigrantin hapat epikë.
Disa poezi mjaft të bukura autori i ka shkruar duke marrë shkas prej shkëndijave të kujtimeve nga e kaluara e, sidomos, nga fëmijëria, që ndizen kaq bu-kur nëpër vargje. Në këto poezi poeti bëhet vetë personazhi vrojtues e meditues duke eksploruar në botën fëminore gjithë atë gazmim e alegri, me që-llim që ta përcjellë tek lexuesi si model i pastërtisë së njeriut. Pushimet verore tek gjyshi, lojërat bregut të detit me shokë, pritja e së dashurës në vendin “se-kret” … janë sfondi i bukur e i gjallë i mendimit poetik.
Jo më pak e gjallë, e bukur dhe tërheqëse është edhe loja e dashurisë që përcillet në lirikat, të cilat zënë një pjesë të konsiderueshme në këtë libër. Elek-trizuese ndjenja e elektrolitik vargu i ciklit të poe-zive lirike. Autori arrin të përceptojë të gjitha ngjy-rat, gjithë gamën ndjesore, teperaturën e shpirtrave të dashuruar e të ndërtojë një varg sa të ngjeshur me emocione, aq të ngarkuar me nerv poetik të derdhur përjetësisht në shkronjat. Shpesh poeti i vë në vep-rim të dy heronjtë lirikë e bëhen protagonistë të së njëjtës ëndërr, stralli e eshka, aktorët e së njëjtës vuajtje, polet e të njëjtit magnet. Lexuesi do ta për-jetojë si protagonist këtë poezi lirike edhe për faktin që autori, në shumë raste, e ndërton dhe përcjell fa-bulën si një bashkëbisedim në vetën e parë e të dy-të. Përmes pasazhesh të bukura poetike autori shpa-los me mjeshtri gjithë efektet e përjetimit nga ekzal-timi deri në trishtimin më të madh. Heroi i poezisë lirike na vjen një rrëfyes i partneritetit që në kujti-met e takimeve të para. Kërshëria e ethet e pritjes në kohën e djalërisë përkthehen magjishëm në fantazi për të hapur fizarmonikën e ndjenjave, për të kërkuar e gjetur përherë elementë, veprime, qëndrime e sjellje që i japin dashurisë impulse. Natyrshëm, jashtë ekzagjerimit dhe transgresionit, autori ndërthur në poezi edhe elementë erotikë. Kjo jo për të amplifikuar sferën emocionale, por si mjet artis-tik, për të arritur tek të fshehtat intriguese të ndje-njës së dashurisë, që nga shikimi i parë e deri në aktin sublim. Sa më shumë zbulon, aq më shumë enigma e të panjohura ofron fruti që i reziston çdo stine. Aq më shumë stimuj për të kërkuar, ndoshta, një instrument për të matur këtë ndjenjë të lyer me vaj shpirti.
Vargu i këtij vëllimi poetik ka si karakteristikë kry-esore intensitetin e mendimit. Autroi njeh shumë mirë artin e të shkruarit. Bagazhi i tij kulturor, për-vojat e jetës dhe zotësia për të përcjellë me etikë, ndjeshmëri e mjeshtri tek lexuesi kredon poetike e njerëzore, janë faktorë e tregues të individulitetit të afirmuar artistik të shkrimtarit Robert Shkurti. Au-tori preferon tonet e qeta të rrëfimit. I jep shumë rëndësi gjetjes së fabulës, zgjedhjes së situatave, elementëve të natyrës, figuracionit mjaft të goditur, për t’i dhënë lirizmit, krahas frymëmarrjes, notat e një epizmi gati të padukshëm në sfondin e fantazisë, enigmave, hipotezave, përqasjeve, përjetimeve, për-siatjeve, optimizmit, shpresave …
NDUE SHABAKU