Sonete nga Hamdi Meça

 

 

nene Tereza

Sonete për Nënë Terezën

 

 

JETA

 

Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza,

Pas shenjtërimit.Të prehet në Krujë.

Djep-kala. U rrit e kombit gjeneza,

Për argument dhe habia e gjithkujt.

 

Ajo numuronte milingonat rresht,

Flokët e dëborës, pikat e shiut…

Me zë i harronte shifrat.Ndaj s’flet, hesht,

Me gishta pastron çdo ind të njeriut.

 

Ajo idetë-bebe lan e shpëlan.

Lumenjtë te ajo derdhen. Jo në det.

Pika e lotit. Kërrusur atë mban.

 

Me gishta ajo pastron dhe krejt fetë,

Krimba dhe nga çdo klerik politikan.

Lind. Kush bëhet nënë. Ndaj s’ lindi vetë.

 

 

VEPRA

 

S’ke të drejtë, poet. Për dashurinë,

Ambalazh i trupit tënd mbledh urrejtjen.

S’ ke të drejtë, zonjë. për varfërinë,

Kur në stres nga lypësi e shmang veten.

 

S’ke të drejtë,kryetar,  për urime,

Çdo ditë në trupin tënd mbijnë duar.

S’ke të drejtë, OKB,  për fjalime,

Në asamble djajtë zgjedh të zmadhuar.

 

S’ke të drejtë, ti prift, në dioqeza,

Me ar, flori, diamantë, vesh male.

Në agoni e verbër po humb vesa.

 

S’ke të drejtë ti,hoxhë, në vorreza.

Kamikazin në xhami, pse s’e ndale?

Të drejtë ka, veç Nënë Tereza.

 

 

Hamdi Meça

Hamdi Meça

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,686 hits

September 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List