Poezi nga Valbona Jolla Hani
KUR ZEMRA FLET
Zemra tek ti ndjenjën e mbolli,
Mëndja u bë me krahë e fluturoi.
Syri një mesazh të ngroht dërgoi,
E vetmja dashuri që rrënjët lëshoi.
Fluturova lart në qiellin e pafund,
Aty shpirti takon shpirtin e humbur.
Lundrova nëpër dallgë të lotit tim,
Tek ti gjeta folezën,syrit i thash dritë.
TI ERDHE
Ti erdhe të rrish pranë zemrës,
E le detin të përplasej në breg.
Plot mall ma puthe shpirtin e etur,
sëbashku fluturojm lart përmbi re.
Në thellësin e shpirtit më mbanë,
aty ku veç zemra ime mundi të futej.
Si dy zogj strukemi në tonën fole,
Kalojm çaste magjike,parajsen kemi atje.
Erdhe t’m ushqesh shpirtin me dashuri,
Petal trëndafili në buz,buzëqeshja të rri.
Thurur gërsheta mi mban ndjenjat edhe ti,
Të dy ujisim yjet me puthje jete, çdo ditë.
M’ PUTH NJË BUZËQESHJE
Natyra është ilaçi i çdo zemre…
çdo mbrëmje m’puth një buzëqeshje.
Këndon shpirti si zog i bukur pranëvere,
jam ajri që ti thith dashuri e pavdekshme.
Lexon buzët e mia të plasaritur nga etja
m’puth më buzëqeshje që të del nga zemra,
Gdhendur në shpirt fjalët,të dua sa vet jeta,
poezi lexoj shikimin,që më bënë të çmendem.
Dëgjoj erën fëshërin melodi kënge në heshtje,
tingulli godet direkt në shpirt tim e zemër.
Veç hëna lozonjare na përgjon në heshtje’
m’puth ti shpirt im,m’puth me buzëqeshje.




























Leave a Reply