Poezi nga Drita Lushi
NOSTALGJI
Dikur,
Një sobë me dru
Dy divanë
Një tavoline druri
Që na mblidhte darkave,
Të hanim atë darkë të thjeshtë
Që s’ishte kurrë shumë…
Pastaj të lumtur,
Treteshim orëve te natës
Të ëndërronim në gjumë.
Sot
Tavolina është plot
Dhe kurrë s’mbaron;
Kolltukët shemben nga jastëket;
dhe njerzit, s’darkojnë me njerzit
por me… qentë.
@Drita Lushi.
Shtator,2016




























Leave a Reply