Poezi nga Marjeta Shatro

 

marjeta-1

Poezi nga Marjeta Shatro

 

 

Vjeshtë

 

Në natën e shurdhët ,

pa yje në qiell,

pikon trishtimi pa reshtur,

si loti i pafajshëm i fëmijës,

si shiu i bezdisëshëm

pa pushim.

 

Gjithësecili  noton universit të tij,

të mendjes.

Zgjon këngët  e mallit që flenë  në kujtesë.

Shikon përreth muret e heshtura

Të vetvetes harruar, diku…

Zgjon  ëndrrat e fshehta

poemat që flenë.

metaforat e dhimbjeve

e me shpresën e re

pret ditën e re,

që afron mëngjesi i vjeshtës.

 

 

Requem

 

Dëgjoj këlthitjet e erës së tërbuar.

Degët e pemëve që vajtojnë gjethet e këputura.

Retë e zemëruara  që mblidhen para furtunës.

… dhe unë e  vetme në kepin e pikëllimit.

 

Në molin e harresës  humbas në kujtime.

Pres të vetmen anije shpëtimi.

…dhe deti, si deti në dallgëzim

Mban larg anijet për ankorim.

 

Bota  dergjet në barkun e natës

Errësirë e akullt ,vrasëse ëndrrash!

Skajshmëri të boshatisura  pakuptimësisë

Dënesje me ngashërime, kësaj nate të trishtë.

 

Zgjim i kujtimeve të fjetura tek mua.

Shpirti i lënduar nuk di ç’ të kërkojë

Kujtimet e mbjella , si rrënjët e pemëve,

Shtrijnë krahët e zgjatur, pafundësisë botës tonë.

 

 

Erë vjeshte

 

Erë vjeshte,

që ankoron  valë në shpirtin e molit të dremitur

zgjon fanarin e  përgjumur,

që të hedhë dritën e zbehtë

kufijve të valëve,

në pritje të kthimit të peshkatërve

 

Lopatat përplasen pa pushim.

Rrjetat janë mbushur me misterin e detit të pafund.

Në sytë e peshkatarëve shkëlqejnë shpresat e kaltra.

e në pasqyrën e kthjelltësisë dëgjohet muzika e vjetër, sa deti.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s