Poezi nga Eduard Leka

Poezi nga Eduard Leka

 

 

14265094_783607298445814_6460704090816958917_n

VJESHTA E RREME

 

Qielli i sinqertë, me kthellësi trasparente

Na mbulon me vellon, e freskët kaltëroshe

Natyra shkrirë, në ngjyra vezulluese

Kudo përreth, ku syri shkon i mahnitur e observon.

Koha vrapin e saj, në një çast ndalon

Çdo gjethe magjishëm, një vepër arti formon

Në krahët e erës, elegante vallëzon,

deri sa humb, shumë më larg, atje ku syri nuk shikon

Shikimin tërheqin, ngjyrat e përthyera vjollce

Të kuqen, të verdhën, portokallia e ndezur i bashkon

E kuqja e rremët, madhështinë natyrore, dominon

Dielli, në shtratin e perëndimit, ëmbël i ndriçon

E ashtu përhumbur drejt muzgut po shkon

Një rreze të vetme, të më lëre si kujtim

Në xhamin e dritares, si te fundit reflektim.

 

 

14171989_783608008445743_1841203319_n

KUR TË THASHË TË DUA

 

Në qetësinë magjike të netëve ,
mendime shpirtin më trazojnë .

Kësaj here zhytem ëmbël mes kujtimeve ,
kohëve të bukura që lulëzuan dashurinë .

Mbijetuar, distancës së viteve ,
aromë e trëndafiltë, celur me rininë

Buzëve ndjej, zjarrin e puthjeve ,
ato buzë, që dridheshin .

Të dua, belbëzuan, pëshpërimave ,
fjalë të kriptuara vetëm ne i kuptonim .

Si zogjtë në duetin e cicërimave ,
errësirën e netëve, sytë e tu yjet ndriçonin .

Në fytyrën tënde flakë të kuqe ,
buzët e tua hënën drapërore sfidonin .

Zemrat muzikën e luleve, si dy lulëkuqe ,
melodi të ëmbël për dashurinë këndonin.. !

 

 

eduard Leka

Poezi nga Eduard Leka

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s