Refleksion për ciklin“Një poezi me një gotë venë” të autorit Adem Xheladini / Nga Safet Hyseni

Refleksion për ciklin“Një poezi me një gotë venë” të autorit Adem Xheladini.

 

 

safet hyseni

Nga Safet Hyseni

 

Pikat e shiut i dëgjoj kah bien në xham. Gota më bënë shoqëri dhe më kujton një mall. Mall që djeg. Më kujton stacione trenash, aeroporte, makina me shikime pas, shtrëngim duarsh, lot, puthje, duar duke u valëvitur në ajër… Mall, mall që djeg. Ëndërr. Pritje pa fund. Shpresa se do vije takimi i radhës. Gotës ia shoh fundin. Trupin ma përshkon një trishtim. Sa mall derdhet, sa dëshira treten, sa ëndrra shuhen… Hap dritaren e shiu rrebesh ka rebeluar natyrën. Shpirti rebel duron e duron… Gota sonte nuk më dëgjon, si duket dhe ajo ka etje. Mall e etje bashkë. E hap dritaren time të mallit në orën tonë të preferuar. Ajo ndoshta është në gjumë. Përpara më dalin vargje të poetit Adem Xheladini. Nuk di në ma heqin apo ma shtojnë mallin. E lexoj më shumë dëshirë. Një herë, dy e tri… Treten disi në varg, bëhem si autor, bëhem si aktor. Pastaj bëhem personazh. Oh, jo! Unë jam personazh. E kjo është poezia të të marr me veti si vala e lumit. Vargu depërton në mua. Magjia e poetit është që çdo kush ta ndjej vargun. Ta përshkoj mallin. Ta dashuroj pritjen. Ta dojë vuajtjen. Ta ndjej dashurinë… Varg i përsosur, i ndjeshëm, i bukur, i mallshëm. Poezia të mrekullon për fjalën, për pritjen si çmallje…
Poezia “në pritje mërgimtare!…” është një perlë e vërtet e ndërtuar nga malli i një ndarje në pritje, i një dashurie që të rrjedh nëpër deje, i një dëshire të gjallë që djeg shpirtin, i një fryme që ka depërtuar në çdo pore dhe që i jep nxehtësi lëngut të jetës. Kjo poezi shquhet për fjalën, fjalën e bukur e cila më përsëritjen bënë magji, ashtu siç e mrekullon një rimë e përsosur. Vargjet përveç dashurisë, pritjes e mallit kanë hijeshi e ngjyrës dhe të metaforës së bukur. Gjithçka rrjedh magjishëm, bukur dhe kulluar. Përsëritja e fjalëve si verë, pres, vërtetë… bashkë me metaforat e bukura dhe krahasimet e magjishme të bëjnë që poezinë ta thithësh më shumë mall e dashuri. Askush nuk ia ka shpëtuar dhimbjes së ndarjes, dikush është takuar, dikush pret të takohet e dikush është tretur në pritje. Gjithsesi malli na bëhet ëndërr e përhershme që vlon e mban gjallë shpresën deri në tretjen e frymës.

 

adem Xheladini

Adem Xheladini

 

në pritje mërgimtare!…

 

dhe vera erdhi, veç ti s’ke ardhur, vera erdhi në derë,
dhe erdhi vera, të pres t’më vish, në derë këtë verë
të dukesh këtej, skutave, ku kafen e pimë atëherë
këtej të dukesh, veç çastin e pres të vish si përherë

vërtetë vitet vajtën, vërtetë malli i pashuar, vërtetë mbet
vërtetë ditët ikën, vërtetë një nga një ikën, ëndrra, u tret
vërtetë malli djeg, vërtetë për kohën që iku, edhe mbet
vërtetë duku, këtij mali të mallit, duku vërtetë, ty të pret

është verë, të pres të vish, me freskinë buzëqeshjes
verë është, të vish të pres, eja me vesë mëngjesesh
unë të pres, verë është, eja dhe shuaj një të etur mallë
të pres unë, është verë, eja dhe zgjo një ëndërr të vrarë

 

Adem Xheladini, Kërçovë, 30 qershor 2016

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s