Poezi nga Bardha Alimeta
Ajo …e fundit fjalë
Ajo… Ishte e fundit fjalë
e fundit që ne thamë
e çuditërisht pas asaj,
si ts huaj u pamë
me sytë e zemrës qamë,
por lotë nuk lëshuam
Ajo ishte e fundit fjalë
Nga gjithë ç’ kishim kaluar.
Urreva veten time
U preva në mes nga ti
nga fjala jote si sëpatë
U lodha së dëgjuari premtime
U lodha aq shume, sa urreva veten time.
Një fjalë
Një fjalë të ngrohtë, të mos ndjejmë dimër
një dashuri të na shërojë, me mijëra fjalë
të thëna së bashku, e mira botën ta mbulojë.
Sërish …
Të takova serish
m’ u duk, si herën e parë
Të dy u puthëm,
u prekem
Te dy digjeshim zjarr
dhe pse kishim kaq kohë,
që bashkë nuk ishim parë
U deshem sërish me mall
Ashtu…, si ditën e parë…
@alimeta