Cikël poetik nga Xhevrije Kurteshi Nimani

14872439_1772956662957090_2029760309_n

Cikël poetik  nga Xhevrije Kurteshi Nimani

 

 

KËNGË VARGU

 

Më thuaj cilën fjalë

Vargut të ia falë

Ta shndërroj në këngë

Bilbilit zërin tia marrë.

 

Më thuaj në cilën lule

Bukurinë ta gjej

Ngjyrat e ylberit

bukuri të shkëlqejnë.

 

Në cilin kopshtë

Trëndafil të të mbjellë

Aromën tënde

Atdheut t’ i a hedhë.

 

Në cilën notë

A në pentgram

Bukurinë e fjalëve

Me ngjyra zëri ta shpërndajë.

 

Kur të këndon bilbili

Dallendyshja të kthehet në behar

Kënga e vargut

Atdheut do të jehon.

 

 

GJETHE VALLËZIMI

 

Atë ditë vjeshte

Në stinë moti

Qielli ngrysej

Dalëngadalë.

 

Frynte erë

E bënte mjegullë

Ngjyra gri kishte zënë vend

Gjithandej nga shohin sytë.

 

Në bankën afër lisit

Një violinist ishte aty

Tingulli i violinës që ai lozte

Mblidhte gjethet një nga një.

 

Në shtëllungë gjethesh

Të trazuara

Befasi do të shohin sytë

Një çift duke vallëzuar

Bëhen perlë e bukurisë.

 

Binin gjethet një nga një

Mbuluan tokën si përherë

Edhe notat ndalen ritmin

Ishte vjeshtë dhe bënte ftohtë.

 

 

ZË BILBILIT

(Dedikuar bilbilit të kënges shqipe Nexhmije Pagarusha)

 

Sa shumë i kēndojm

Lules, stinës e motit

Atdheut, vendlindjes e heroit

Gjithë të bukurës syrit e lotit.

 

I këndojm e shkruajm vargje poeti

Na duket se bota me artin lindi

Sa shumë emra, lule dhe ikona

Një ndër to është dhe Nexhmija e jonë.

 

Do të mbetet ikonë në histori

Si yll bukurie e plotë gjallëri

Më zërin e saj një zë bilbili.

 

Me njē karakter të veçant

Të femrës kosovare

Plote guxim e krenari shqiptare.

 

 

PORTËN LERË HAPUR…

 

Mos e mbyllë portën

Lëre lumturin të endet e lirë

Shpirtit mos ja zë frymën

E mendimeve t’ia ndrron

Drejtimin.

 

Rrezeve të diellit

Mos u bënë hije

Lë të ngrohin shpirt njeriu

Edhe në ditët e acarta të janarit.

 

As natës me hënë

Mos i mbyll portën

Se ngryset nata

E të zë trishtumi.

 

 

HUMBJE KOHE

 

Jem të vonuar

Në vrapin e historisë

Nuk kemi kohë për të humbur

Nëse duam të jem të barabartë

Me botën e zhvilluar.

 

Çastet, orëtë dhe vitet

Ikin shpejtë pa i vërejtur

Historia na mallkon përsëri

Kalendarët jo kurrë nuk kthehen mrapa

.

Gjumi i thell i takon amshimit

Jo ditës njëzete e katër orëshe

Pa e parë dritën e diellit

Dhe të ankohemi për mungesë yjesh.

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s