Ferri i Dantes / Përktheu nga Italishtja : Rita Oxha

 

44495a12032610df931c76d87b2139d2

Dante Aligeri

 

 

Ferri i Dantes

 

Në mes të udhëtimit   të kësaj jete

U gjenda në një pyll të zi  skëterrë,

se kisha humbur unë rrugën e vërtetë.

 

Si ishte ta përshkruaj e  kam të  vështirë

Ai i egri pyll, i ashpër, pyll i thyer,

sa ta mendoj më kall frikë përsëri!

 

Veçse më e idhët në qoftë vdekja paksa!

Për me tregue çfarë të mire kam , gjetur

Do flas për çfarë gjërash aty kam pa.

 

Si hyra brënda, as vetë se di me jua tregu,

Ai gjumë  i thellë, qepallat mi kish rëndu,

Kur rrugën e vërtetë e kisha braktisë.

 

Po kur në rrëzë   të kodrës isha afru,

Atje ku merrte fund ajo luginë,

që me aq tmerr në zemër më kish trazu,

 

Vështrova lart e pashë se si  sipërfaqja

Po vishej krejt nga rrezet e planetit,

që në të gjithë shtigjet njerëzve u prin.

 

Atëhere veç frika më iku pak  mua të mjerit

E zemrën unë e ndjeva më të lirë

Nga nata, që kalova mes  atij sikletit.

 

Si ai, që duke  marrë frymë me  vështirësi,

Prej detit del ne breg, e nga ato valë

Aq të rrezikshme që  sytë e mi vështruan

 

Dhe shpirti im, që arratisej   pa u ndalë,

Mbrapa u kthye me pa atë rrugën e frikëshme,

që nuk la njeri të gjallë  nga andej me dalë.

 

Dërrmuar, si u çlodha pak mbi atë gurishte,

Ia nisa rrugës nëpër shpatin  e shkretëtuar,

çdo herë këmba e ndalun ma poshtë ishte.

 

Dhe ja, gati tatëpjetën pa filluar,

Më doli një panterë e lehtë, e shpejtë,

që me lëkurë të larme ish mbuluar;

 

Syrin mbi mua e mbante ngulur si shigjetë

E udhën time ma kishte   zënë,

Sa herë largohesha  kokën ktheja  pas.

 

Ishte koha që po agonte dita e re

E ngrihej Dielli me ata yje  lart në qiell,

që së bashku  ishin, kur Dashuria Hyjnore( Zoti ynë mbi dhe)

 

Sëpari i lëvizi në ajër të kthjellët;

Guxim e shpresë në shpirt më kishin përtëri

Për bishë-larushen, që nuk po e gjeja më,

 

Ai agu i ditës, e ëmbëla stinë e ndritur,

Por jo se frikë nuk do më  shkaktonte

Pamja e një luani  që më çfaqet papritur.

 

Ky dukej se drejt meje po vinte

Me kokën lart, me një uri të tërbume,

sa dukej se edhe ajrin e tmerronte.

 

Veç një ulkonjë, që dukej e pushtueshme,

Ashtu kockë e lëkurë, nga shumë dëshira,

që dhe njerëzinë e bëri të mjerueshme:

 

Kjo po, më futi aq në siklet,

Me atë frikë që të kall veç  pamja e saj,

sa për tu ngjitur i humba  të gjitha shpresat.

 

Si ai që pasuni fillon të bëjë,

E vjen një kohë dhe  humb gjithshka , ashtu papritur,

Pastaj me lot e qanë edhe me vajë,

 

Kështu më ndodhi  me atë bishë që po lëvizte

Dalëngadalë duke  mu afruar më zuri pritë

Duke  më shty në terr, ku dielli më  nuk shihej.

 

 

Rita hoxha

Përktheu nga Italishtja : Rita Oxha

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s