Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

 

14600951_1191357014287767_6946116551472974272_n

Çast magjik

 

Mëngjesi zbret ngadalë

në një shteg agimi,

ku dritëhije hëne

zbulojnë mendime të shkuara…

Një çast magjik

dhe frymëmarrja ndalet

Mes ëndrrash këmbëzbathur që kapërcejnë pragun

e vetëdijes

dhe pas na ndjekin ,

me të tjera përjetime

Gjithçka ka ndodhur

e mund të ndodhë

sërish..

Në misterin e zgjimit

sekreteve rrëfyer

dritës mbetur varur

përqafimit të ngrohtë të mbrëmjes

dhe drithërimës,

së ditës në lindje…

 

Kurioziotitei i së panjohurës

shpërndarë në petale të përgjumura lulesh

Bulëza ëndërrimtare vese,

që dridhen.. .

nga pritja

e asaj që do të vijë !

 

@ Julja

 

 

 

14729160_1188029147953887_6413498974457644134_n

Udhëtim

 

Ekzistencë në luhatje,

kësaj bote të rreme,

ku buzëqeshja fsheh lotë

dhe sytë ndezin terr.

 

Melodi e heshtur

Tingull i fjetur

Premtimeve të harruara,

që përgjumen të ngrira

në shtratin e përhumbjes

 

Në prag të perëndimit

ndriçon një cigare

e në të mjegulltin tym

gris perden dhe kjo ditë

e ardhur ashtu

beftas si të tjerat

e ikur tinëz

rrëmbimthi, pa kthim.

 

Zvarritur,

mes rrezesh, përherë në kërkim,

horizontesh të largëta

udhëkryqesh pa mbarim.

 

Një yll i fshehur,

ndër mendime resh të zymta

mbetur pas atje…, ëndrrës së venitur

me të zbehtën dritë,

feksje në agim

për të nesërmen jetë, që rend udhëtim.

 

@ Julja

 

 

 

juljana

Juljana Mehmeti

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s