Të falemi Gjergj Basta! / Poezi nga Nikollë Loka

 

Poezi nga Nikollë Loka

 

 

14907240_10209513700750665_2699315565193604573_n

Të falemi Gjergj Basta!

 

Në rrënjët e fisit të Arbërit,
ti i disati Gjergj,
linde për të ringjallur shpresat,
për të madhëruar një brez.
Arbërinë e nxore prej hirit,
në fushëbetejat e Europës e solle,
prijës i burrave të sertë me armët në brez,
që krenarinë e tregonin padashje,
para mbretërve, oborrtarëve, salloneve.

Gjaku ynë i shprishur,
shpirt i shenjtë,
lis më rrënjë në gur,
forcë që s’mblidhet në grusht,
madhështi që s’pritet me shpatë,
dashuri që s’vritet me plumb.

Ti në fusha të mjegullta hijevdekje
çove diell.
Gjergj Basta më thonë,
-u the mbretërve.
Jam epirotë-ilir,
arbër i vjetër,
po të ketë jetë mbi këtë tokë,
Arbëria do të rilindë patjetër.

 

 

nikolle loka

Nikollë Loka

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s