Poezi nga Melaize Gropa

14885891_1759180217676226_1292503101_n

Poezi nga Melaize Gropa

 

 

Vetes

 

Zgjatëm duart, u takuam.

Jo, jo ….

U përqafuam.

Jo, jo,  as kështu nuk ndodhi

Se di saktësisht.

Di që u bëm një, sërish.

Unë, ti dhe ….askush.

 

Hera e fundit që u pamë

ish e dhimbshme.

Nxitoja të t’ gjeja,

ti fshiheshe.

 

Kishe frikë prej meje.

Kam qortim të rëndë,

kur  të shoh pa shpresë

e s’ mbahesh në këmbë.

 

Strukeshe skutave errur prej trishtimit.

Zhytur lotëve të zhgënjimit.

Të shtrëngova në gji.

Të ndava prej zemërimit.

 

Mblodha çdo rreze,

për ty.

Zgjidha  natën që të kish nxirë.

Mbolla dritë mbi trupin e mpirë.

 

Tani …..

Jemi prap një.

E fshijmë të trishtën ëndërr?

Si thua:

Bashkë, as vdekja nuk na ndan

Unë dhe ti….

Vetja ime, të dua!!!

 

 

 

***

 

Kemi heshtur e folur pa fjalë

Kemi qeshur bashkë edhe qarë.

Jemi lutur në Zot,  territ të pafat.

 

 

***

 

Hëna dëshmitarja e puthjeve.

Yjet dëgjuesit e lutjeve.

Nata përgjonte e heshtur.

Dielli çelej buzëqeshur.

Ditë, muaj,  vite…

 

 

 

***

 

Mbi ditarin fletëzverdhur

lotët rridhnin  ujëvarë.

Lulet  bulëza vese,

të rikthyen  takimin e parë.

 

Midis  aromash, bukurish  të lëndinës,

zgjodhe në të sajën të dehesh,

pegaso mbi flatra dashurinë,

freski petalesh e gjethesh.

 

Ju ktheve  ditës kur u ndatë.

Kur shkele mbi petalen e njomë.

Dyllosur mbi trup mbeti aroma.

E fshive, por tashmë ish vonë.

 

Të mbetën  skalitur kujtimet.

Netët kur vinte si zanë.

Lulja që këpute po vyshkej

Tash, veç ditarin ke pranë.

 

U patë sërish në ënderr,

atë natë , në puthjen e fundit.

Veç një lule  tu lut t’i dhuroje,

lulja të mbetej  muz’ e gjumit.

 

Vrapove t’i kthehesh  lëndinës.

por lulen e humbur se gjete

të tjerat nuk kish më aromë!

E bukura u nda përjetë!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s