Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

dhimiter kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

 

PROVOKUAR

 

Dijen trasformonte
me padijen!..
Gdhëndur, format e tij
përtej kënaqësive
i udhëtonte dhe i shtronte
të udhëtonte
lakmuar gjerësitë!… Meskine
mbi ëndrra te aplikuara
S’ debatonte
por i sulmonte qe t’ i sundonte
me errësirën!…
S’ lodhej, mes saj gjente gëzimin
dhe e zbërthente
me shprehjet e tij të artit!…
Të dremitur.
Aty i ruante dhe studimet.
Mes tyre vuante
ne madhështi. Madhështi
një përsosmëri
e padijes rinohej, mbi dijet e tij
të lodhura
nuk mundi te kërkonte maturitë.
Informacionet!…
Zgjeruar veçse ai?!… Ai flinte dhe
pse mes dijesh
pa dijet flinte, … në çdo kërkim.
.E lodhnin
dijet dhe lodhjeve, i mbyste.
I mbyste dhe
i zhyste thellësive, qëndronin
me errësirat
i lante … dhe ëndrrat!…
Tronditur
realiteteve të hidhura tretur!…
Ëndrrat
mes dijeve i tkurreshin
dhe tkurrur
apative i shthurreshin…
vullnetit humbur.
Vullnetin!… S’ njihte as alternohej
çfarë mefshtësi!
Në përqendrim, vëmendjesh zgjeronte vetem
krahët e tij!…
Të pandryshueshmet…e dijes
I mbante
plakur, i mbanin trurin
zbërthyer
në çdo qelizë!…Të pa ushqyerat
e trurit, tronditur
hijeve, prej hijeve zbërthyer
me hijet!…
Vishej dhe i mbante stoli
i mbante hijet!…
I trasformonte si mes gravurave
të shekujve
ngarkuar në dobësi destinacionesh
Pa projektim.
Pa projektim, si një ndërtim
dëgjeneruar
arkitektit, me kohën rrëzohej
si nje krijim.
Ashtu endeshin dijet e tij
të djegura
ngjisnin shkallët!… E lodhura
të plakura
në letargjinë e shekujve
tretur
mbuluar por dhe zbuluar
hijeve!…
Si t’i trazoj?!… Si t’u gërmoj
pseudonimesh
nuk qëndroj veç i shikoj
amorfe!…
Në provokimet e strukturave të tyre
nuk mund t’ i gdhënd.
As mund ti lë në provokime dijesh?!…
Provokime mes dijesh
nuk i qëndroj… i vetëm, vetëm ai, ai!…
Në çdo shkëndi, i mohonte.

 

Dhjk©23-10-2015

 

 

 

TROKITJE

 

Humbi dita, mbi freski!…
Errësira
hidhte kthetrat
penelit tim
dëgjoj… shiun që troket
dhe shkarkon
në furinë e tij, një biletë
pa çmim
imazhi ma afron
natyra
dhe unë?… Soditjeve
qëndroj
si një mbishkrim
ku vetëm ajo!…
Më arnonte!… Shpirtin.

 

 

 

DILEMASH

 

Dhe sot?!
Përplasur dhimbjes
Dhe jetës
Rreshqitur!…
E djeshmja e sotmja
Mundimesh!…
Trajton
Dhe mbi mendimet?!…
Bluaj përballimet
Përmes vështrimesh
Thyer
Mes shpirtit
Si të veproj?!…
Si të gjurmoj
Mes peizazhes
Shpirti!… Aty
Nuk mund të rroj.
O peizazh… i jetës!…
Aty, po gdhëndem dhe po mundem
Si mund ta zboj
Si mund ta zboj mes bukurive?!…
Po më sundon.


Dhjk©23-10- 2013

 

One thought on “Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

  1. I papërtuar zoti Agron Shele… gjithmonë mes artit… na referon të gjitha mundësitë e tija profesionale. I uroj punë të mbarë suksese gjithmonë dhe një falenderim për ekspozen e punës tonë!!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s