Pjesë nga romani  “NUK JAM ZONJA BOVARY” … / Fragment nga Zyba Hysa

Pjesë nga romani  “NUK JAM ZONJA BOVARY” …

 

Fragment nga Zyba Hysa

I dashur Isalban,
Duke kaluar nëpër vitet që kemi qënë afër dhe larg, bashkë dhe ndarë, përpiqem të gjej shkakun e mos shkëputjes sime nga ju. (Përherë flas për vete, se vetëm ndjenjat, s’i lexojmë dot tek tjerët e pse herë pas here më befason me veprime, ku shihen pastër ndjenjat)
Për këtë më ka ardhur në ndihmë filozofia dhe kam dalë në përfundim, se shkak i fatkeqësive të mia ka qënë pikërisht kjo, arësyeja se kam studiuar dikur filozofi (sigurisht, vetëm materializmin dialektik dhe historik) por që unë kisha aftësi natyrale intuitive të depërtoja në anën e kundërt të kësaj filozofie, për të gjetur ndryshimet dhe takimet e tyre, gjë që me atë naivitetin tim femëror, kam rrezikuar edhe jetën qysh kur isha e re nga komunizmi.
Përherë gjërat i shikoja shkak – pasojë, apo sipas Egzistencializmit imanent dhe Egzistencializmit trashendent, të thënë me gjuhën e filozofisë.
Kjo ka bërë që edhe komplimentet e djemve në moshën e rinisë, t’i shihja si fyerje, se s’mund të pranoja me logjikën time vlerësime superlative nga një person që nuk më njihte, thjesht se më shikonte si paraqitje. Po kështu as ty nuk të besoja kur më thoshe se: “Një ndjenjë e çuditshme, e pakontrolluar, një zjarr, një mall, një ëndërr e bukur, një zë që troket, një zemër që do strehë, s’di se si po më bëhesh… e afërt gjer në zemër, të bëhem një me ty, duke të folur për jetën time, për dhembjen time, për humbjen time, se e di që do më besosh dhe do gjesh strehëzën për një qetësi që ngjan me një parajsë te ëndërruar tokësore. S’të kam parë që të çmendesha nga bukuria juaj dhe kjo është e besushme, por shpirtin, atë shpirt të brishtë femror, me fije aq të holla që më ndieu aq larg, e kam parë dhe ndjerë për ditë dhe sulem drejt tij. E di: është i bardhë, i pasur, bujar, i zjarrte dhe më i bukuri shpirt që do kem njohur, o, e dashura ime Dorisë”, ndaj dhe s’të dërgova foto. Por fjalët tuaja më ngacmuan atë vatër të pakontrollueshme nga logjika njerzore dhe u drejtuan radarët e shpirtit për të provuar reaksionin kimik të pavullnetshëm që kryejnë shpirtrat njerzorë kur kanë elementë bashkëveprues.
Megjithë këtë, ky kontakt virtual, bën pjesë në elementet e imanencës së dashurisë, pa të cilën, kjo imanencë nuk do trashendonte në hapa tjerë, si në takimin e parë (dhe në gjithë takimet e tjerë) i cili kreu reaksionin kimik të shpirtrave tanë brenda çastit dhe unë mbeta e pushtuar, apo e ngarkuar nga kjo përzjerje kimike, apo energjike, s’di si t’a cilësoj, se s’jam e fushës, por di këtë të jap mendime egzakte se çfarë ndodh në një shpirt ku brenda ka pigmentin e një shpirt tjetër.
Kur zoti krijoi mashkullin, ai s’kishte veti të trashëgonte rracën, aq më pak të trashëndonte ndjenjat. Ndaj Zoti, mori një brinjë (nga kjo ne duhet të kuptojmë se vetë femra u krijua nga trashendenca e një pjese të mashkullit, në të cilën do strehohej pigmenti i shumzimit të rracës njerzore, si e vetmja qënëje për të trashëguar racën njerëzore, nga imanenca (egzistencë e domozdoshme), që është burri (përmes farës) duke e strehuar në mitrën e femrës dhe vetë femra ka aftësi të trashendojë këtë bashkim në një foshnjë, e cila përsëri po, femrës i bie barra për ta nxjerrë në jetë, pavarësisht politikave sociale që bëjnë shtete të ndryshme për të zëvendësuar rolet e femrës me të mashkullit, apo anasjelltas, kurrë nuk mund të ketë rezultat.
Kjo është diëka e prekshme dhe e logjikshme dhe deridiku bindëse për këdo, por ajo që dua të them dhe që nuk e ka thënë mbase asnjeri deri më sot, është trajtimi i dashurisë.
E pse shpesh flitet për dashuri të vërtetë si tek mashkulli dhe tek femra, unë mendoj dhe kam dalë në përfundim, sipas eksperiencës sime (mos qofsha e gabuar, se ka lloj – lloj eksperiencash, por flas për universalitet), ashtu siç bëhet farëzimi, ku mashkulli kryen marrdhënie seksuale dhe është femra ajo që e mban 9 muaj në mitër për të krijuar njerië, po ashtu ndodh edhe me dashurinë, e cila mund të depërtojë nga mashkulli tek femra përmes puthjes, në dhënien dhe marrjen e frymës, përmes seksit, në marrjen e spermës, apo përmes syve, në depërtimin e dritës, apo thjesht përmes poreve të lëkurës, në depërtimin e kuanteve të shpirtit, ku mendoj unë, (këtu qëndron sekreti, janë disa element hyjnorë, në formën e katalizatorëve, se kjo nuk ndodh në cdo kontakt mashkull – femër)) tek të gjitha këto ka një bashkëveprim elementesh të pa zbuluar hyjnore apo reaksion energjie, duke krijuar fushë elektro – magnetike, që e vesh femrëm me një pështjellin të padukshëm magjik… gjithmonë në lëvizje drejt transhendentales, drejt divinitetit… Në këtë pëshjellin energjie ajo ndjell mashkullin e saj, e s’mund të thërrasë asnjë mashkull tjetër, se shpirti, ka transhenduar bashkë me shpirtin e të dashurit…
Ndodh një ndryshim rrënjësor tek femra, por edhe mashkulli del nga e zakonshmja, por e sundon emanenca e tij mashkullore dhe e braktis shpirtin, apo më mirë të them, i ka ikur shpirti tek ajo që e do dhe kërkon ta mbushë veten me sa më shumë “qejf”, bëhet energjik dhe i duket vetja se ka rilindur. Pa dijeninë e tij, shkon dhe vjen energji nga ajo që e do, por imanenca, apo funksioni i përcaktuar nga Perëndia për farëzim, e tërheq drejt epshit, ndryshe me femrën e dashuruar, ajo gjatë trashendencës jeton përtej epshit, ajo ngarkohet e shkarkohet automatikisht edhe pa prezencën e të dashurit.
Këtë e bazoj në eksperiencën time, se kurrë s’më ka ndodhur, të mos ngre kokën dhe të kërkoj me sy një mashkull, ku sytë të shkrepin e të ndjej një rrahje zemre ndryshe, jam e plotësuar, jam e dashuruar dhe e ndjej si trashendon drejt divines dhe të kam thënë, se e ndej, “Ne do vdesim bashkë!”, sikur edhe një glob më larg të jesh, janë shpirtrat që do tërheqin njëri – tjetrin. Kot s’qaja e ulërija sa herë ti më thoshe “Do vdes” unë ndjeja vdekjen time dhe lutesha zotit me shkarkim lotësh… e pse e ndjeja se nuk do të vdisje dhe të kam thënë “Nuk do të vdesësh!”
Pa e zgjatur shumë, ti mund të shkosh me 1000 femra, asnjëra s’do të mbushë boshllëkun, jo se jam unë, por jam ajo që jam dashuriuar dhe kur njeriu është dashuruar, s’është mbushur me ajër, por me energjinë e shpirtit të të dashurit. Unë jam e plotësuar, nëse tentoj të flas dhe të jem me ty, kërkoj sa të mundem të fal këtë mal të madh me dashuri që kam në shpirt, por mbase ke BEDUVA, nuk e ke kismet, për këtë s’jam fajtore unë…
Unë s’të flas si femër që kërkon një burrë, por kërkoj të fal energji dhe dashuri… të cilën duke mos pasur mundësi ta fal ty, me sa kam pasur mundësi, ua kam falur të dashurve tu.
Kur njeriu dashuron, gjen mënyra ta shprehë dashurinë. Dhe në këto kushte ku dashuria jonë ka trashenduar mbrenda shpirtit tim deri afër Zotit, ti merresh ende me “gixhi – bixhi”? Unë s’të jap mend, të jap dashuri kur them dashuri, të jap shpirt, kur them të jap shpirt, tjerat t’i kam dhënë me kohë dhe janë tuat!
Si përfundim:
Nuk mendoj që një mashkull dashuron vërtet si një femër, se vetë mashkulli është ndërtuar për të mbjellë dashuri, ashtu siç mbjell në mitrën e femrës farën e tij, por ka meshkuj që dinë të përkushtohen dashurisë dhe të përfitojnë nga ajo mrekulli!
Kjo përsëri nuk varet në dorën e femrës, por në kapacitetin intelektual të personit, ndaj shpesh të kam thënë: Çdo gjë që bën, të lutem, mos e marr vesh unë, se më fyen inteligjencën e dashurisë…
Çdo veprim yti është i justifikuar filozofikisht dhe shkencërisht, por asnjëherë i justifikuar moralisht, këtu qëndron forca e personalitetit njerzor, se ka plot meshkuj që u gjenden të dashurave deri në vdejke, se kanë aftësi mendore, logjike dhe intuitive, të dallojnë dritën shumëngjyrëshe të dashurisë nga shkreptima çastore të seksit më radhë, si demat e kooperativës që mbarështroheshin vetëm për të ndërzyer lopë, mëshqerra…
Kush nuk dalloi magjinë e dashurisë, mbeti si një dem i eksituar që hipën dhe zbret lopëve dhe shkon në grazhd e ha si derr e s’gjen dot ngopje shpirti…
Dua të them, se mosmarrëveshjet tona nuk kanë qënë për të penguar jetën tënde “personale” se ti nuk e kupton se çfarë është personale për ty, se ti nuk di të dallosh e vlerësosh “personalen” tënde…
Për këtë s’jam unë fajtore!!!
Nëse ti do t’i shikosh gjërat siç i shikoj unë shkak – pasojë, apo imanencë – trashendencë, s’do më keqkuptoje mua dhe s’do e përdorje kurrë fjalën e rëndë, por edhe këtë ta justifikoj, se mashkulli shqiptar e përdor femrën thjesht për nevoja biologjike, ndaj ku t’i shfaqet kjo nevojë, zgjidh bre… dhe futet në atë nevojtore që gjen përpara, pa menduar se aty kanë shkuar me sidë, me llo – lloj pisllëqesh rrugëve të Amerikës, Italisë e më gjërë…
Kështu i dashur, unë jam në rregull me veten, në ke mundësi të kuptosh diçka nga kjo letër, për vete e ke, nëse të acaron nervat, pi një qetësues dhe lexoje përsëri e përsëri, do të dallosh sinqeritet dhe dashuri…
Njeriu përfshihet pa dashjen e tij në dashuri, në krijimtari, në studime, pa dashjen e tij ka ardhur në jetë, pa dashjen e tij ikën nga kjo botë, kur thotë një filozof: “Ti zot që na jep shpirt e ti Zot që vjen një ditë e na e merr, të lutem…” dhe unë kështu të lutem: “Ti që më dhe dashurinë, vetëm Ti ma merr, ndaj e vuaj largimin tënd se të dua dhe tërheqja jote m’i jem dhimbje të forta shpirtit… e pse dashuria është rrënjëzuar tashme dhe s’besoj se shkulet dot, s’kemi as fuqi, as kohë të shkulim atë që e ngulëm më sakrificë e mund… se ashtu sic bashkeshorti qendron prane per mirerritjen e foshnjes, ashtu me ke qendruar per ta rritur dashurine, edhe pse ajo qendron strehuar tek une, eshte veper e te dyve…”
Jotja Dorisa”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s