81 vjet nga vdekja e Federico García Lorca / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

81 vjet nga vdekja e Federico García Lorca

Federico García Lorca (1898-1936) vdiq në rrethana të panjohura më 19 gusht 1936. Poet i njohur dhe dramaturg spanjoll qe pjesë e grupimit të ashtuquajtur “brezi 27”. Thuhet se u arrestua nga policia frankiste dhe u pushkatua ne Granada natën e 19 gushtit 1936; akuzat kundër tij qenë këto: -antar i lozhës masone të Alhambras, antar i shoqatës së miqësisë me Bashkimin Sovjetik, homoseksual dhe socialist. Sido që të jetë më 19 gusht 1936 vdiq një poet i madh. E pata të vështirë të përzgjidhja poezinë më të bukur që kam prej tij; shpresoj t’ju pëlqejë ky sonet:

 

DASHURIA FLE NË GJOKSIN E POETIT

Ti këtë dashuri s’ke për ta ditur
brenda meje rri, gjithmonë e fjetur.
Dhe lotët t’i fsheh, gjithmonë i ndjekur
si nga një zë i thekshëm prej çeliku.

Kjo jetë që nxin njerëz, yje bashkë
në gjoks të gjakosur m’u ngul pa mëshirë
fjalë të errta kafshuan e nxinë
dhe flatrat e shpirtit tënd kryelartë.

Nëpër kopshte shoh, kërcejnë plot njerëz,
trupin tënd presin, agoninë time,
mbi kuaj drite, kuaj krifëgjelbër.

Por ti vazhdo fli, fli o jeta ime.
Ndjen nga violinat ç’gjak po më kullon?
Kujdes! Hap sytë, dikush po na përgjon!

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

Maksim Rakipaj

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s