Manushaqe Toromani

 

Manushaqe Toromani

Manushaqe Toromani ka lindur në qytetin e Elbasanit.  Pas përfundimit të arsimit të mesëm kreu Universitetin “ Dhimitër Xhuvani”, Dega Gjuhë- Letërsi . Pasioni për poezinë ka qenë bashkëshoqëruese e jetës së saj,  aq sa arti i shkruar u shndërrua në domosdoshmëri dhe lajmotiv për të shprehur gjithë botën dhe vizionin në referim me gjithë proçesionin shoqëror. Nata, shiu, idili, mungesa, malli, erosi, brenga, trishtimi, ankthi, lagia (shiu ka lagur gjithçka), drita e akullt, zhveshja (më zhvesh me sy), këmbimi i pamjeve, imazheve, trajtave, kohëve, në një karsul ndjesishë të befta, e bëjnë poezinë e Toromanit të lexueshme me një frymë dhe nxisin reflektimin e thellë rreth aktit të saj poetik. Si një autore e gjendjeve impresioniste dhe moderniste, plot fantazi dhe kompleksion figurash e trajtash do arrinte që poezia e saj të kapte përmasat e duhura dhe të prezantohej e njihej jo vetëm në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni por dhe shumë më gjerë , si një art estetik dhe universal.  Gjendjet e saj janë kujtesat, emocionet, përjetimet, ankthi dhe vetmia që poetja i ka marrë nga përjetimet individuale dhe i mbart si një kredo e anatemuar e brezit të saj, e kohës dhe bashkëkohësisë së saj.

Poezia e saj është një poezi e trazimeve dhe dyshimeve ekzistenciale, e mungesave dhe përjetimeve moderne, e ritmeve të përndezura që sjellin një kontrapunt gjendjesh dhe emocionesh të denja për një poezi që buron nga shpirti i thellë njerëzor dhe shkon drejt këtij shpirti, për të ushqyer pemën e tharë të tij.

Autorja ka publikuar këto vepra letrare:

 

Eja, të pres…

 

 

Ishte kohë për Dashuri…

 

 

Ëndërr e mërguar

 

Poezia e Manushaqe Toromanit  gjallon ndjeshmëri, mall dhe kujtesë, ëndërrim dhe klithje, trazim dhe etje. Ajo është një poezi që lexohet me një frymë dhe përjetohet po me një frymë si një zbulim, si një risi që sjell poezia e re shqipe, kudo që shkruhet dhe lexohet, në fonetekën e madhe të Letërsisë Shqipe.

Aktualisht jeton e punon në Tiranë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s