Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Ndrit shandan” të autores Zyra Ahmetaj

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Ndrit shandan” të autores  Zyra Ahmetaj

Titulli: Ndrit shandan
Autor: Zyra Ahmetaj
Konsulente: Xhane Imeraj
Kompjuterizoi: Anila Hykaj
Redaktoi: Autorja

©Të gjitha të drejtat i përkasin autores.
ISBN: ISBN 978-9928-244-30-7

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA

Botimi i parë, 2017

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2017

TE GJITHE LIBRAT E SHTEPISE BOTUESE “ADA” MUND TE GJENDEN NE BIBLIOTEKEN KOMBETARE

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Ahmetaj, Zyra
Ndrit shandan : poezi / Zyra Ahmetaj. – Tiranë : Ada, 2017
108 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-30-7
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

 

NJË ME ATDHEUN DHE DASHURINË!

Zyra Ahmetaj në rininë e saj ka qënë një vajzë që fatin e vet e ka lidhur me të ardhmen e saj të studimit, duke qënë një nxënëse e shkëlqyer e shkollës së mesme të Tropojës, e cila padyshim se kishte në thelbin e vet aktin e krijimit, që aq fuqishëm e shpalli më pas, kur jeta i dha një goditje të papritur; bash në kulmin e andrrave, në moshën e fluturimit dhe të etjes së flatrave të shpirtit, që ngrihet e ngarend me shpresa dhe vrulle të pandalshme, drejt të panjohurës dhe horizontit që përballë ka përmasat e pafundme të jetës shumngjyrshme, e cila rrok dhe ushqen me pasionin e moshës dhe përcakton pastaj identitetin dhe eksperiencën jetësore të çdo individi…
Shumë vite më parë humbi mundësinë për të lëvizur, u thye që në fluturimin e saj të parë në flatra, humbi befas dhe aq padrejtësisht ritmin me bashkëmoshatarët e vet dhe ju bë gati e pamundshme ta ndjejë gazmendin e ndrrimit të stinëve dhe ta ndjejë aromën e patjetërsueshme të stinës së vet njerëzore, pas një aksidenti fatal.
Por kurrë nuk e humbi shpresën, nuk u var apo lëkund në lisharsin pikëllues të fatit të vet të trishtë. Pas një monologu bukur të vështirë me vetveten, duke u përpjekur të gjejë dhe matë forcat e veta përballë dramës së rëndë, ajo kërkoi dhe zbuloi brenda saj peshën e pamatë të krijimit; këtij akti sublim të shpirtit të lirë njerëzor, i cili kurrë s’mund të hyjë apo kufizohet në asnjë kuvli të kohës, por si një shqipe mbart mbi trajtat e kohës mesazhin universal të individit ngadhnjyes mbi çdo goditje fati.

Zyra Ahmetaj

Jeta dhe dita e saj është një akt krijimi i përditshëm poezie, i thurjes së motiveve në një kostum popullor të malësorëve për festa dhe gëzime,i sherbimit ndaj fëmijëve dhe njerëzve në nevojë. Ajo gjithmonë jep më shumë sesa merr dhe në këtë ekuacion njerëzor, produkti i përhershëm është mundësia e saj e komunikimit me qiellin, me botën dhe njerëzit, duke refuzuar pajtimin monoton dhe vrastar në krevatin e paraplegjikut, që pret lotues fundin e vet të shpejtë…
Ajo udhëton pa limite në atdheun e vet, në të gjitha skajet, me karrocën e saj lëvizëse. Paraplegjia thjesht ka mbetur një konvencion; kurrë s’ka mundur ta diktojë në përpjekjen e saj si Sizifi për të qënë një me atdheun, një me dashninë e tij dhe të zemrës, një me projektet krijuese dhe humaniste.
Në qytetin e saj të vogël ajo ndihet si mbretëreshë, lumturia e miqve e mban gjallë dhe entusiazmon në kalendarin e ngjarjeve dhe episodeve që ja humbin pandjerë kufijtë e ditës dhe natës, sidomos kur shkruan poezinë e saj të dalluar për diversitetin tematik, nuancat e ndjeshme sociale, frymën e ngrohtë të solidaritetit njerëzor dhe mesazhin prekës që shpeshherë e kthen atë në një ikonë dhembshurie dhe shprese, por edhe të një rebeleje që flladit me shkulme revolte dhe motivon njerëzit e dekurajuar dhe të harruar nga e drejta që u përket.
Liria e Kosovës dhe Çamëria, gjaku i Tivarit dhe historia krenare e shkronjave shqipe, lirikat e thella dhe bukuritë e vendlindjes, Bytyçit, bukuria e botës dhe lamtumira, temat e poezisë së saj kanë një ritëm marrëmëndës dhe mblidhen si lule në një kaleidoskop të bukur ngjyrash, ku ke çfarë të zgjedhësh. Ndjenjat e saj diellore ndrijnë me vetëdije dhe ndezin shandan poetik në përndritje të jetës, dashurisë dhe fatit të mbarë të Atdheut, në ribashkimin e vet të pandalshëm.
Ajo i vendos në krye të librit vargjet e veta patriotike. Patriotizmi i saj është një dashuri fine, derdhur si lëng bio, dalë prej shtigjeve virgjine të atdheut dhe shpirtit të saj, me figura befasuese, me një thjeshtësi të ëmbël,;ka shije të frutave të një pylli alpin dhe ndjeshmëri tingëlluese që të fton në leximin e menjëhershëm të tyre.
Lirikat e Zyrasë të shtojnë të rrahurat e zemrës dhe të ndezin ndjenjën më të bukur njerëzore; atë të dashurisë. Çikë Bytyçi, ylber bjeshke, si një gojfil i rrallë, ajo përbën padyshim një krijuese interesante për tu zbuluar, një rast i veçantë kur koha dhe shpresa skalisin një individualitet, i cili në llojin e tij padyshim ka gjetje që duhen shijuar, siç është edhe ky libër i ri i poetes Zyra Ahmetaj, e cila vazhdon udhëtimin e saj poetik mes nesh me kredon:“Fluturoj me engjëjt”!

 

LULZIM LOGU
TROPOJË, QERSHOR 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s