Fragment nga romani “DASHURI RRËQETHËSE ” i autores Lela Kokona Dardha

Fragment nga romani “DASHURI RRËQETHËSE ” i autores Lela Kokona Dardha

 

Nën qiellin e rënduar e të padepërtueshëm të asaj nate të trazuar qershori,dukej qart rruga ku kalonte Agimi për në shtëpi.Rrebeshi i madh i shiut shpërndante pasqyrimet e shumëfishuara të dritave të rrugës,nëpër pasqyrat e pellgjeve të mëdha ujore,që ishin formuar pak orë më parë.Ato pasqyrime ngjasonin sikur lodronin mbi sipërfaqen e ujit.Por,në çast u shuan dritat.
— Mos! Çna bënë!– thirri Agimi
–Mos u tremb mor burrë,se s’u bë kiameti! Se mos është hera e parë që ndodh kjo dukuri! — i tha shoku që e shoqëronte.
–Ja ,merre dhe këtë letër ,sapo dritat të vijnë ,e di që do ta lexosh me një frymë.Kujdes,gruas mos i thuaj asgjë pa e lexuar ti më parë! E gjora Drita ,sa do të tronditet!–
foli personi që kreu porosinë misterioze për atë dashuri rrëqethëse.
Agimi e lexoi dhjetra herë atë letër dashurie makabre,duke fshirë ballin me kurrizin e dorës.
— Eh,mendonte me vete– në një farë mënyre,ajo letër ka ndryshuar pikëpamjen time për jetën,për ekzistencën dhe fatin.Njeriu,në momentet e fundit të tij,përjeton revelacione të çuditshme dhe në pak sekonda,fiton një dituri dhe inteligjencë universale të tërë,çka për ne të tjerët mbetet e fshehur edhe pse na lëvrin përqara syve. Heshti një moment,si për të mbledhur forcat për atë që do të përjetonte më pas Drita,gruaja e tij nga ajo copë letre që mbante misterin e jetës së saj.Agimi mbylli sytë përgjysëm,treti shikimin tej në horizontin e vagullt mbi kodrat e qytetit dhe filloi të recitoi përmëndësh letrën që e kish lexuar aq herë,sa dukej se ishte kthyer në një fletë të panjohur të shpirtit të tij.Letra ishte e shkruar nga nëna e saj për të dashurin ,i cili ishte dhe babai i Dritës,por që ajo si kish njohur dhe as ditur asgje për ata…..

Tiranë,më 28.12.1943

I dashur Shpëtim!
Po të shkruaj këtë letër,ndoshta në momentet e fundit të jetës sime.Dua që ti të dish të vërtetën mbi lindjen e vajzës sonë.Kur kuptova se isha shtatzënë,të kërkova si e çmendur.Kisha shumë nevoj për ty ato momente.Kur nuk erdhe,mendova se doje t’i shmangeshe telasheve dhe atësisë së fëmijës.kjo e dyfishoi trishtimin tim.Mbeta krejt vetëm.Do t’ia tregoj varrit,që shpejt do ta njoh,vuajtjet e atyre ditëve.Kur më thanë se të kanë arrestuar në demonstratë dhe të kanë degdisur në Itali,pata një gëzim shpirtlig;”Të paktën nuk më paska tradhëtuar” ,mendova.Me gjithë trishtimin tim,kam menduar shumë edhe për ty,i dashuri im fatkeq.
Në muajin e shtatë, më zunë dhimbjet e lindjes.U largova fshehurazi me një murgeshë besnike, nga kisha të mos më diktonin murgeshat e tjera,Mira quhej. Doja të shpëtoja fëmijën tonë. Ajo më sygjeroi, që të lindja në breg të lumit Lanë e ta hidhja në ujë,rrugë tjetër nuk ka,më tha.Kraharori m’u drodh dhe shpirti m’u rrëqeth nga dhimbja.Re të zeza më mbuluan të tërën. Ah,çka hequr ky shpirt; më ngrihej,më buçiste me tallaze.Një tërmet drithërimash më shkundi të tërën.Thërrita,ulërita,shkula flokët dhe qava me ligje.
Si mundet që ëngjëlli im të mos ishte në këtë jetë? Të mos shihte rrezen e diellit? Jo, o vdekje e zezë! Mos ma merr! Si të iki? Si të iki e ta lë ëngjëllin tim? I merrja erë ,Oh,ç’ aromë lëkura e tij! Të lutem o Zot! Ti që qiejt i ndan e i bashkon, ti që dhuron jetë, bëj mrekullinë e ma shpëto krijesën time,vëjzën time!.Të lutem o Zot,mos mi prish ëndrrat,mos më ngul gozhdë në zemër!Çfaj ka,çfarë ka bërë kjo foshnjë që ndëshkohet si mëkatare akoma pa asnjë mëkat?Në qoftë se mëkatarja jam unë,unë meritoj
ndëshkim,por jo kjo!
Ndërkohë,Mira më kërkonte të shpejtoja. Po dëgjoheshin zhurma njerëzish rrotull.Por si mund të largohesha unë? Si mund t’ i ktheja krahët shpirtit tim?Po të humbja atë, qenien time,çmë mbetej më për të humbur?Çkuptim kishte më gjithçka?Gjithçka bëhej asgjë.Mira më tërhiqte të dilja. Uji po më mbulonte,por nuk kuptoja asgjë.
Doja të mbytesha me bijën time.Kuptova se ky ishte fati im.Mira vazhdonte të më lutej e të më tërhiqte për krahësh.Erdha në vete, pash përreth.Kisha dy rrugë dhe një sekond kohë për të vendosur: të mbytesha,ose të pranoja përbuzjen, turpin,poshtërimie të përjetshëm.Por edhe dhimbjen mizore.Të bëhesha mëkatare e të vrisja fëmijën tim?Oh,si m’u ngatërruan shtigjet e jetës dhe më lanë vetëm rrugën e vdekjes.Mira më kapi më tërhoqi fort duke mu lutur përsëri.Në gjoks ndjeva një shtrëngim të fortë.Mendova se po kaloja një atak kardiak.Gati ndjeva kënaqësi.Preferoja të vdisja,e të mos merrja vesh asgjë.Iu përgjërova yjeve.Ndërkohë vajza qante,sikur ta kuptonte se jeta e saj ishte vetë vdekja.Oh,si mundem ta shpreh dhimbjen që ndjeva atë natë?Atë moment dëgjuam një bori makine,pastaj zëra që sa vinin e afroheshin. Mira ndjehej e alarmuar nga zërat,,më shkuli fëmijën nga krahët,e la në një gropë me ujë dhe i la vetëm kokën jashtë për frymëmarrje.
— Mos u shqetëso tani për vajzën,ajo tani është e shpëtuar.Njerëzit që po vijnë do të dëgjojnë të qarat e do ta marrin që aty.Nuk kemi rrugë tjetër.– foli Mira e sigurt duke dashur të më qetësonte.Shpejt u duk një makinë me ushtarë të xhenjos,të cilët dëgjonin të qarat e fëmijës por nuk po shikonin asgjë
— Një diçka e magjishme u dukej se po ndodhte për ata…E gjetën duke ndjekur të qarat .Njëri nga ushtarët hoqi xhaketën e tij,e mori në krah,e lau, gojë, vesh,gushë…duke i hequr rërën. Në atë moment,u sigurova se fëmia shpëtoi.Hemoragjia që pata,më dobësoi dhe më preu gjunjët.Mira më mbajti në krah dhe më çoi në shtëpinë e saj.Ditët e pasme nuk i kujtoj, se kisha rënë në kllapi.Çdo natë lutem me zjarr në zemër për vajzën tonë,që unë e braktisa,atje,në baltën e bregut të Lanës.Por ,më beso,nuk pata rrugë tjetër.Ti dhe vetë e di rregullin e murgeshave.Oh,nuk di,në duhet ta bekoj,apo ta mallkoj jetën?Vërtetë dashuria jonë ishte mëkatare?! E turpshme?!E kobshme?!Pse? Pse?
Të lutem i dashur,kurdo që të mundesh,një ditë sado e largët qoftë,jepja këtë letër vajzës sonë. Kërkoje,gjeje dhe jepja!Thuaji se e kam dashur shumë! Thuaji se kam ikur e përmalluar! Thuaji se aromën e saj,atë eromë, që aq pak çaste e shijova,do ta marr me vete përgjithmonë,në tokë kur të tretem dhe në qiell kur të ngjitem!Thuaji se do ta shoh e do kujdesem nga lart. Ajo do jetë rritur,por syri im do ta njohë mes mijërash e do t’i lutet engjëjve me lot brenge,që ta ndihmojnë,t’i gjenden pranë,sa herë që të ndjejë mungesën e nënës.
Një porosi të fundit! Jetoje jetën dhe mundohu të jesh i lumtur.Gjithmonë ka një shans të dytë (unë ndoshta e kam në botën tjetër).Lamtumirë i dashuri im i gjorë!
E jotja përjetë,

Marjana

Ajo histori e lumit Lana,ka mbetur e shkruar si një dashuri gati shekspiriane,ku personazhet nuk janë Romeo e Zhuljeta,por emrat e të cilëve janë Marjana ,dhe Shpëtimi,ose Salvatore,siç i thërrisnin murgeshat italiane. Lidhja e tyre ka mbetur e pavdekshme në një dashuri mëkatare,por të sinqertë,të pamundur dhe fatkeqe.
Dritën tashmë e priste një dashuri tjetër rrëqethëse.Dashuria e një lloji tjetër,me babanë e saj biologjik. Teatri universal vazhdonte. Tashmë po luhej akti i radhës.

 

Lela Kokona Dardha

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s