Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Pengu im
 
…dhe ja, fund vere përsëri,
ashtu, si një vit më parë,
ku dielli në zenit ngritur
përcjell në kortezh ditët.
Gjithësesi eci,
por tani unë e njoh ecjen time
këmbët e mia
pengun e Bukovskit për to
dhe pengun e mureve që më pengojnë
nganjëherë trisht,
kur kolonat tëheqin në shtrat dhimbshëm
si merimanga të zeza ngjajnë
e dhembin dhimbjen e tyre.
 
Sa herë kam qarë për to
në heshtje ndieja akullsinë e tyre,
që kriste kurmet më të larta
e më mbante aty të ngujuar,
ndërsa unë me duar të zgjatura
rrëmoja nëpër ajër
e prekja me frymë
dlirësinë e shpirtit.
 
Më duhej të ngrihesha
të flakja tutje përkëdhelinë e shtirë
që  pranga shtërngonin
e thikat, si gjilpëra shponin.
 
E urreva atë hije të çmendur
maskuar pas krahëve engjëll, 
që vriste përditë me farmak
të rrëmbyer nga koka e një gjarpri.
 
Sillesha e sillesha qoshkut të dhomës,
si egërsira në kafaz,
ndërsa i huaji nga përtej Atlantiku,
pa ndjenja,
pa gjak
çirrte me fjalë monstruoze:
sa mirë që këmbët ti kanë marrë!
 
 
 
Portret i humbur
 
Unë e pashë dje atë fytyrë,
portret të shpërfytyruar
me sy që lotonin gjak,
pikëllim
dhimje, si ethet e mortit.
 
Unë e pashë dje,
më pëshëriti,
me pamje amorfe
e zvrdhur ligështi.
 
Unë e pashë dje atë njeri
me këmëbë të drunjta zvarritur trotuarit
ishte nxire
trupi nuk i mbante
lëkundej si anijet e vjetra
në përmbytje,
në tretje.
 
Unë e pashë dje,
si shkonte në pragun e vdekjes
drejt agonisë së fundit
kobshëm
pamundësi përballjeje me jetën
pa përshëndetje!
 
Unë e pashë dje atë fytyrë
e shoh dhe sot,
zbritur nga fushëbetejat e humbura,
si në mjegull,
ku veç shpirti
krahët e këputur,
gjymtyrët pa kokë
regëtijnë plagët jetë!
 
 
 
Imazh
 
Do filloj veten ta marr me të mirë,
do ta vesh me ngjyra plot dritë,
do sistemoj koloret e pikturës time
…, madje, nga pak dhe do e hyjnizoj.
E në pasqyrë, kur rrallë herë shihem
portretin tim, Pikasos ja dedikoj.
 
Dhe mëngjesi do jetë ndryshe,
kur dielli me rrezet e para prek
një natë e plakur tashmë ka ikur
e tjetër ditë në shpirt po troket.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s