Poezi nga Elvira Bimaj

Poezi nga Elvira Bimaj
 
 
Në shtëpizën vajzërore
 
Në shtëpizën vajzërore çasteve kur lulëzoja
mes dashurive,
si krahëshkruara flutur,
ulesha në prehërin e tim eti,
Zog i brishtë ,
strukesha në gjirin e nënës,
mbrëmjeve,
kur kapja xixellonjat ndër odrie, sy e buzë i vija Hënës.
Rreth një peme ,
ku derdheshin kokrrat e manit,
me vëllain , çamarokun
përplot shportën mbushnim,
o sa grindeshim,
në shtëpi kur shkonim,
një unë, një ai ,
kokrrat e manave numëronim
Sonja ime me flokët e rrallë,
sa qantee!!!
Kërkonte kukullën, jo barbi,
por kallirin e pabërë të misrit,
që jetonte në arë..,
se me xhufkat e verdha,
mësonte të thurrte gërsheta.
Po si i këndonte ninullën,
që nena i pati kënduar
netëve pranverore?
Asaj Sonjës e llastuar.!
Atje! Në shtëpizën vajzërore.
Më e vogla motër
E mbaja ndër duar
Me ledha i thoja:
O moj syri bukur!..
Me fustan qëndisur,
sandalet ngjyre vishnje,
nga këmbët e vogla.
t’i zbathje nuk doje,
e gjumi të merrte ,
flije aq e lumtur..
Miuku ime, sa shumë më doje.
Në shtëpizën e ëmbël, vajzërore,
erdha sot!
Në vend të rrëmujave fëmijërore
heshtje!
Vetëm nena , ulur në shkallë pret
të vegjlit
ta mbushin oborrin plot,
si dikur, së bashku,
rriteshim
Mes dashurive hyjnore!
 
 
 
Po unë nuk jam si të tjerat!
 
Po unë nuk jam si të tjerat Ndjej,
vuaj ,
lëndohem,
ndaj gjithmonë
të thoja,
nuk do dashurohem.
Po unë jam
puhizë,
lehtë përkëdhel,
erë mali,
lule bjeshke,
Lëndinë,
me bar,
Luledele,
degëz qershize
që kokrrat vjel.
Po unë jam beb
i llastuar!
Qaj
qesh,
lumturohem,
Kam naze,
Teka,
dua t’mi plotësosh.
Më mbaj ndër duar,
më pëshpërit
Hirushen dua t’më tregosh.
Po unë jam sirenë!
Ndër të ëmblat ujra
vallëzoj.
Lepur, frikacak,
fshihem ndër gëmusha
Zog i lirë ,
Pëllumbesh,
Mes resh flatroj.
Po unë jam
Gjinkallë!
Ligjëroj,
kuvendoj,
pyllit,
shkujdesur.
Mbi bar shtruar
qiellin vështroj,
ëndërroj:
Me ty e dashuruar!
Po unë jam femër
Meri Eva!!
E mijra emra femërore
Ndaj mos harro!
Mos rresht, më duaj!
Jam Dielli , jam Hëna,
jam qindra Meteor!
 
 
 
Moj natë!
 
Moj natë Më merr me vehte,
Largë më lësho!
Do le aty ca derte,
Të lutem, mos trego!
Më merr me vehte natë
Shumë larg mos më degdis
Se ndoshta brengat kthehen
Shpirti s’i braktis.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s