Një libër, tregues i vlerësimit dhe krenarisë për filozofinë popullore / Nga: Vera Istrefaj

Një libër, tregues i vlerësimit dhe krenarisë për filozofinë popullore

                                                                  Dy fjalë për librin “Anekdota

                                                                popullore“ të autorit Bajram Bytyçi

Gjithmonë e kam konsideruar urtësinë e odave të burrave si një lloj parlamenti ku diskutoheshin çeshtje dhe merreshin vendime, ashtu natyrshëm, pa nevojën e kumtesave, të parapërgatitjeve, të përcaktimeve të përgjegjësive apo të rendjes pas meritave a titujve.

Kohët ndërruan e tani njerëzit gjithnjë e më pak mblidhen me njëri-tjetrin e aq më pak të mblidhen në takime të atyre përmasave që kanë patur odat e burrave.

Jo më kot këto oda janë quajtur “Universitete të filozofisë popullore”, pasi përcillnin  experience, preçedencë të vlefshme, filozofi, inteligjencë, urtësi

Koha sjell situata të reja, rrethanat ndryshojnë.

Këto ndryshime imponuan përshtatje në çdo lloj veprimtarie.

Kështu, u bë e nevojshme mbledhja, selektimi dhe përcjellja e anekdotave dhe gjej rastin të shpreh vlerësim për punën e vlefshme të autorit Bajram Bytyçi, i cili sot ka sjellë para nesh librin “Anekdota popullore“,  me redaktor Daut Demakun.

Filozofia popullore vijon të  përcillet ndër njerez.

Sigurisht, mënyra e shprehjes së saj ka ndryshuar, është përshtatur me problematikën aktuale, me zhvillimet aktuale në të gjitha fushat e jetës.

Bajram Bytyçi  ka arritur të  përcjellë tek lexuesit  e nderuar filozofinë popullore në mënyre të natyrshme, pa i cënuar asnjë ngjyrë apo vibracion.

Kjo është veçori e një autori që ka përkujdesje të madhe në atë çfarë rrëfyesi  i ka lënë në dorë dhe Bajram Bytyçi e ka çmuar saktë vlerën e këtij thesari që i është besuar

Tregues i kësaj përkujdesjeje kaq të veçantë, ndër të tjera,  është edhe fakti se autori ka dhënë shpjegime për çdo fjalë dialektike apo fjalë te huazuara.

Po kaq i kujdesshëm është treguar ky autor në prezantimin e personave dëftues  të këtyre anekdotave,  dhe ky fakt jo vetëm që nuk e ka zbehur punën e tij si autor, por përkundrazi, e ka lartësuar, gjest që shumë rrallë haset në ditët e sotme

Ajo çfarë do të lexoni në libër është krijesë apo shprehi popullore,  e lëvruar në ambiente të ndryshme ku gëlon jeta jonë, pikërisht aty ku bëhen bashkë hallet, gëzimet, ritet, shpresat dhe parimet.

Duke shprehur bindjen se ky libër do të lexohet me kërshëri, po citoj vetëm diçka nga ato çfarë na ka servirur autori:

….-He, more plak i Kosovës, masi koke nis me da pleqni, a ban me m’kallxu, se shka e korit burrin?

-Paj, burrin e korit lakmia mas grave t’huja, me prek dikand në erz, me vjedhë e besa edhe rrena e korit burrin…

Mospërtesa e autorit për të treguar vendin ku tregohen anekdotat, ruatja e dialektikës në të rrëfyer dhe shumë elementë të tjerë, e bëjnë këtë libër të vlefshëm jo vetëm për lexuesit e etur për letërsinë.

Eshtë nje libër që mund t’iu shërbejë edhe studiuesve të fushave të ndryshme në mënyrën më të lehtësuar të mundshme.

Unë  nuk marr përsipër të them më shumë, veçse ta prezantoj para jush me një vlerësim maksimal për mendjehollësinë e bashkëkombasve  të mi dhe për përkushtimin e autorit .

Suksese të tjera për Bajram Bytyçin!

 

Nga: Vera Istrefaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s