Poezi nga Yllka Qosja

Poezi nga Yllka Qosja

 

Mure, hije tradhëtare.

Hijet në mure të intrigojnë,
Dua fort ti muros, ti baltos.
Gjithë shiun mbi to ta hedh,
Me balltë e ujë ti shkarravis,
Ti lyej..!

Aq shumë…deri sa të ndotem dhe të qesh.

Ti shpërbëj dua, ato mure të lart`që kudo rrethojnë,
Çdo gjë të pa jetë që kremen si dëshmitarët memecë,
Bashkë me hijet e natës që s’flasin por përgjojnë,
Sa dua që çimentoja dhe pluhuri të më mbulojë…

Aq fort sa…më mirë ti shemb sesa të më tradhëtojnë.

Të bëhem qull nga djersa që të iki e keqja çurkë,
Dhe kështu e kryposur, e lagur, e plurosur,
Shiun dua fort të bjeri të bëhem qull, të më shpëlajë…

…dhe pastaj ti`a marr vrapit nëpër rrugicat,
Në lëndina të gjëra në mes gjelbërimit pafund,
Apo arave të gjata gjithë balltë të eci, të bredh..!

…by @ yllka @
29 Qershor 2006
Elbasn-Albania

 

Kam frikë

Kush je ti, frika nga e vërteta;
Ku ndryshe kohën e numëron;
Ku shkoi njohuria dhe stili juaj; 
Në gjitha këto hije të deformuara…

Që siluetën e palltos së gjatë, ta lartëson.

Unë të shoh dhe ndjej çdo mendim tëndin,
Por ku endesh ti, çfarë kërkon nuk e di…

Unë trembem,
Sa frikë kam!

Kur ndjej se nuk di të më kuptosh…

Lëre fatin ta marrë dhenë,
Lerja diellit dhe tokës,
Ti flirtojnë sekretet në jetë…

Dhe ndoshta më vonë, një ditë,
Hijen tënde ta përshkruaj, ta honeps.
Ndoshta koha do më mësoj, në një natë,
Ku edhe në ëndrrat e mija të të mi fshehë.

Ndoshta diku do dëgjoj një këngë,
Mbase, ty do të më kujtojë, si…
Në një vallëzim të lehtë bluzë,
I luajtur bukur,vetëm për dy…

…by @ yllka @ 
Elbasan 
6 / 2 / 2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s