Laku i egër / Tregim nga Hyqmet Hasko

Laku i egër

 

Tregim nga Hyqmet Hasko

Vrasja e futbollistit N.N nga mafia e futbollit kilian zgjoi një zhurmënajë të madhe në rrjetet sociale, blogjet dhe mekanizmat e tjerë të botës virtuale. Aso kohe u botuan mbi pesëmijë shkrime e komente të ndryshme, të shoqëruara me investigime që më shumë se hidhnin dritë mbi ngjarjen, e komplikonin atë në valët e një tymnaje të pa cak. Autorët, duke ngritur shumë eningma në lidhje me fatin e futbollit dhe të futbollistëve në epokën e modernitetit, nuk bënin gjë tjetër veçse thurnin një lëmsh të madh, fijet e së cilës qenë mpleksur aq keq sa qenë bërë një nyje gordiane.

Futbollisti ishte sulmuar me thikë nga disa persona të paidentifikuar, ndërsa po dilte nga vila e tij në periferi të njërit nga qytetet më të populluara të Kilit, Santiagos, duke lënë pas shumë enigma dhe fijet e një historie të errët.

Kur dëgjova për ngjarjen, mua m’u kujtua takimi disa ditë para këtij ezkzekutimi mafioz, me Jeronimin, me banim në Santiago dhe që punonte si menaxher në një komapnai të fuqishme bastesh.

Me Jeronimin kishte pesëmbëdhjetë vite që nuk ishim parë dhe takimi atë pasdite vere të nxehtë në plazhin e Ulqinit qe një suprizim tejet i këndshëm për mua. E dija se qe larguar emigrant, por nuk e dija që jetonte e punonte në një vend plot dritëhije e enigma, nga ata të botës së tretë, ku gjërat vazhdonin prej një shekulli të rrokulliseshin në mënyrën më kaotike të mundshme, duke prodhuar stres dhe depresion kolektiv.

Pasdite vonë, teksa muzgu po qasej me hijet e tij të thyera mbi shpinën e kaltër të detit, unë dhe Jeronimi u ulëm për qejf në një nga biraritë më të populluara të plazhit, ku pihej mirë e lirë dhe mund të kundroje pafundësisht valët kaltëroshe, që lodronin si të qenë kuajt të hazdisur.

-Paguhesha mirë dhe jetoja shumë mirë, por puna ime si menaxher ishte me kokë në torbë, -e nisi rrëfimin Jeronimi, duke nxjerrë nga xhepi paketën dhe duke e ndezur cigaren me çakmakun e tij ngjyrë bezhë, që lëshoi një flakë të kaltër.

-Në Kili përfundova pas një grindje me pasojë plagosjen e një xhajmajkiani nga ana ime. Pas një viti burg, ika nga Nju Xhersi ku kisha një punë të garantuar dhe kushte jetese komode dhe vajta në Santiago, ku nuk mund të mendonte askush se kisha vajtur. Në këtë vend të çuditshëm humba gjurmët gjersa historia u harruar dhe jeta nisi të rridhte në sinoret e “normalitetit”. Aq sa mund të quhet “normalitet” një jetë tjetër e dyfishtë dhe më shumë në hije se në dritë të diellit.

Në fillim e pata shumë të vështirë. Pas shumë andrrallash, u sistemova me punë si menaxher në një superlokal bastesh, ku vërtet paraja rridhte lumë, po në çdo çast ndihesha i kërcënuar me jetë.

Në lokal vinin çdo të shtunë e të diel ekipi kombëtar kilian, me kapitenin X dhe të gjithë lojtëtarët e tjerë, të cilët pinin sa dyndeshin deri aty afër mëngjesit. Vinin në atë kohë dhe politikanë të njohur, ministra e funksionarë të lartë të Futbollit dhe mblidheshin në tavolinën e tyre, që ruhej nga persona të veçantë të sigurimit të superlokalit.

Duke bredhur nga tavolina në tavolinë për të kryer punën time jo dhe aq të lehtë, nisa të kuptoj se një mekanizëm i errët vinte në lojë gjithë këtë arsenal parash informale, prej miliona dollarësh, që qarkullonin në rrjetin e parave të pisëta dhe të burimeve informale të një korrupsioni gjigand. Këtu trukoheshin, shiteshin e bliheshin ndjeshjet dhe organizatorët e këtij biznesi ishin njerëzit më të pushtetshëm të Santiagos.

Një natë po kontrolloja pijet dhe ushqimet që do të dërgoheshin nga kamerierët në tavolinat e rezervuara të këtyre vipave, kur njëri nga kamerirët, një djalë njëzetvjeçar nga një fshat në periferi të Santiagos erdhi duke u dridhur drejt meje:

-Jeronim…Të lutem…më ndihmo!…

Nuk pata kohë të kuptoja se çfarë ndodhi, se ia behën dy rioshët e sigurimit që e morën djaloshin, duke etërhqur zvarrë dhe që nga ai çast nuk e pashë më. Pas një javë lexova në gazetë se e kishin gjetur thellësitë e ujërave të një lumi, të vetëmbytur nga depresioni. Ironia ishte e thellë dhe aq gërryese sa të bënte të ndiheshe keq me veten. Atë e kishin vrarë dhe mafia e korruptuar e mjekësisë ligjore dhe e policisë si aleate e krimit, e etiketonin “vetëvrasje de;presive”.

Djaloshi kishte parë dhe dëgjuar gjëra që nuk duhet të shihte e dëgjonte, thënë ndryshe ishte ndodhur në kohën dhe vendin e gabuar. Dhe këtë e pagoi me kokë, vazhdoi rrëfimin Jeronimi, duke ndezur cigaren e pestë rresht, ashtu i zverdhur dhe me duart që i dridheshin.

Doja të jepja dorëheqjen, por kjo do t’i bënte këta mafiozë të dyshonin se unë dija diçka rreth gjithë kësaj llangosje të përgjakur, që zhvillohej në këtë skutë të krimit të organizuar. Në fakt, ata e dinin që unë dija diçka, por iu mjaftonte heshtja ime dhe që të vazhdoja të punoja për ta, siç kisha bërë prej dy tre vitesh, që gjithçka të dukej në rregull në pamjen e jashtme.

Pas një jave, kombëtarja kiliane do të zhvillonte ndeshjen e kthimit me Argjentinën, ndeshje që do të luhej në Santiago dhe pritej që të mblidhte rreth dyqind mijë spektatorë. Bastet për skuadrën e kombëtares kiliane përfshinin shuma marramendëse, që mund të trondisnin vetë ekonnminë e brishtë dhe të lëkundur nga recensioni të Kilit.

Mjerë ai futbollist që do të ngatërrohet dhe ose nuk do të shënojë gol në çastin e volitshëm, ose do të pësojë gol në një çast fatal për të. Mafia e basteve, që drejtohet nga kupola e lartë e pushtetit kilian, do ta ekzekutojë, pa iu dridhurdora.

Në kulmin e trashjes së kërcënimeve që vinin nga çdo anë e ndaj gjithëkujt që tentonte të devijonte këtë rrjedhë të turbullt deri në përgjakje, gjeta momentin dhe ika një herë e përgjithmonë nga ky vend ku ndihesha çdo çast i kërcënuar. Në nju Xhersi e dija se nga kush duhej të ruhesha, ishte një xhajmakian, me të cilin isha përplasur në jetë. Në Santiago nuk e dija se nga kush duhet të ruhesha dhe çdo çast jetoja me hijen e një frike të pashpallur, përfundoi rrëfimin e trishtë miku im Jeronimi.

Këto m’u kujtuan, kur në të gjitha portalet dhe ekranet vërshoi lajmi i ekzekutimit të futbollistit kilian, shoqëruar me komente amatore, që nuk takoheshin askund me të vërtetën. Padashur ky futbollist bëri autogol. Kjo, me sa duket, i kushtoi jetën. Prishi “planet” e ustallarëvetë regjur të basteve, që dirigjeohehsin nga duart e forta të pushtetit kilian dhe kjo u përkthye nga axhaminjtë dhe dritëshkurtërit si vrasje për shkak të ndjenjave nacionaliste dhe atdhetare.

Jeronimi më hapi një dritare për të parë se çfarë fshihet në atë lumë të rrëmbyer pasioni për futbollin, kur komandohet nga duar të llangosura e nga njerëz që kanë për zot të vetëm paranë, qoftë dhe kur iu duhet të kalojnë mbi kufomat e të tjerëve.

Kjo ngjarje më ka bërë më të mprehtë në vëzhgimin e ngjarjeve dhe dukurive të realitetit; gjërat zakonisht nuk janë ashtu siç duken. Atje ku ku shumë parulla atdhetare, dysho se janë futur duart gjer në bërryla në llumin e parasë së zezë. Ne shqiptarët themi: ku të tregojnë vreshta të mëdha, merr shportën e vogël.

Miku im Jeronimi kishte qenë në mes të llumit dhe pati provuar në lëkurën e tij një të vërtetë që mund t’i vlejë gjithëkujt: gjithmonë është vonë për t’i ikur pushtetit të mafies, përveçse kur nuk ke qenë dhe nuk je kurrë nën lakun e atij pushteti.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s