KULLAT ENDE PO HESHTIN / Nga: Salih Salihu

KULLAT ENDE PO HESHTIN

 

Nga: Salih Salihu

Ora e çastit të madh historik po troket. Kullat janë bërë sy e vesh e kryejnë, aksionin  amanet nga malet, fushat sukat dhe kodrinat. Kohët po rrëshqasin beteja. E qenja e quajtur njeri, përplitet nëpër këto hapësira të pa kufi për të gjetur vetën diku.

Për ta lëvizur rrotën e historisë, një hap para ose mbrapa. Gjersa rruzulli tokësor, lëvizë rreth boshtit të vetë, kjo qenjen  e quajtur njeri, nuk donë të jetë vetëm soditës i indiferent ndaj asaj që e rrethon. Por të jetë pjesëmarrës aktiv në kohë dhe hapësirë.

Kjo qenje e quajtur njeri, që në shikim të parë të duket mitare, një grimcë e atomit, është hiq më pak as më shumë se kreatorë i të mirës të bukuresë dhe të madhërishmes, në njërën anë.

E në anën tjetër, të shëmtuarës, të keqes dhe të ligës. Ku ta përcaktojmë!?…

Ku ta vendosim ?!…

Në cilin binar ta vendosim?!…

Fundja nuk jemi dirigjent të kohës, që njeriut ti japim trajta të caktuara, apo të pa caktuara, reaksionar, monstrung apo njeri.

Po, nëse ndërgjegjja është shtytje e cila na cyt drejtë një dirigjimi, real apo areal, konkret apo abstrakt, tretë formues apo jo, formues, do vepruar guximshëm dhe rrufeshëm.

E si ta quaj sot at që ngacmon, vret dhe pret, marshon mbi koka të njerëzve, si nëpër kunguj. At që pushton dhe mban me dhunë e ndrydhë vullnetin e tjerëve. At që luan me zjarrin e ndezur e në të cilin me kohë do të digjet vetë në te. Ata që jo vetëm gërvishin, por vazhdimisht hapë plagë të reja.

At që vazhdimisht vrapon drejt kufomës së vetë, të cilën e ka shndërruar në fantazmë.

Kullat ende po heshti, nuk kanë përqendruar shikimin në njëra tjetrën.

Bedenët, pyesin a është koha ?!..

Malet po rrëshqasin, tërmetet janë bërë më të shpeshta.

Lulëkuqet, kanë ngritur kokën, me krenarin  e tyre po  injorojnë ferrat, të cilat ua rrëmbejnë ushqimin, por kanë filluar tua zënë edhe diellin.

Gjithmonë në sipërfaqe të tokës ka pasur lulëkuqe, ka pasur besa edhe ferra, por kohëve fundit ferrat kanë filluar të bëhen të bezdisshme.

Ferrat gjithnjë krijojnë monotoni.

Ferrë njeri, njeri ferrë e me çka tjetër ta krahasoj mostrungun e ditëve tona?!…

A mos rashë ndesh me rregullat e moralit dhe të etikës !!…

Jo, duhet të veprosh, rrufeshëm dhe guximshëm.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s