Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 

Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
 
***
 
Je me fat
ti që nuk linde në këtë tokë,
në këtë tokë që quhet atdhe…!
Këtu që me lindjen
të ngjizet kokëfortë në plazmë;
dashuria për këtë diell
dashuria për këtë det
dashuria për këto male
Dhe po kaq dëshpërimisht,
si gjahu në rrjetën merimangë
të helmon deri në vdekje
urrejtja për këtë shtet
urrejtja për diktaturën
urrejtja për sahanlëpirsat
dhe të shkallmohet truri
të ngërthehet jetëvdekja
deri në asfiksi.
Dhe loti fundit bie mbi ty
si gjàma e burrave
 
Je me fat
ti që linde larg këtyre trojeve,
ti kurrë nuk do e provosh
dhimbjen e shkuljes së kraharorit.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s