Enesa Mahmić ( Bosnjë – Hercegovina)

Enesa Mahmić
 
Enesa Mahmić (1989), udhëpërshkruese, anëtare e PEN qendrës së Bosnjës e Hercegovinës.
Ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare letrare dhe artistike: SlovoGorčina (Bosnjee Hercegovinë) We all madestory (Letoni), GraphicFacilitation (Greqi),WR&GI(Maltë) Istanbulkitalarasigencsairler festivali (Turqi), BeFem (Srebi), WoodPoets, Dani prijatelja knjige (Kroaci), Ratkovićevevečeripoezije (Mali i Zi), Skovani od besed, Travnik besed, Poezija na meji, Spread poetry, not fear (Slloveni).
Është fituese e shumë çmimeve rajonale për poezinë. Është e përkthyer në anglisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, turqisht dhe hungarisht dhe është pjesëtare në shumë antologji, revista dhe përmbledhje:Le voci della Poesia , Diwan, WoodPoets, Balkanskiknjiževniglasnik, Sent, Trag, Script , Istok, Suština poetike, Nema, Književno pero, Književnipregled, Književne vertikale, Liter, Paralele, Rukopisi, Avlija, itd.
 
Ka publikuar përmbledhjet e poezisë udhëpërshkruese:
 
Faustovakći (Bija e Faustit, 2015)
Mape Alme Karlin (Dosjet e Alma Karlinit 2016),
Na mjestu koje izazivauzdah (Në vendin që shkakton ofshamë 2016)
Dolores (2017).
 
 
 
LISBONA
 
E pimë verën
Dhe ecëm rrugës
Poshtë drejt Serra de Sintras
Jugu është miklues
Ai i fshin mendimet e errëta
Derisa të mos e ndiesh dhimbjen përsëri
 
 
 
VARNASI
 
Netët më të bukura janë në Varnasi
Në kohë kur zjarret e fuqishme përpijnë ujëvarat
 
Do të doja t’i kisha njëmijë duar dhe buzë
Të bëhesha formë e përkryer konkave
Përmbi trupin tënd
Pa asnjë ndërhapësirë
 
Do ta tregoj qytetin me gjymtyrë të lëvizshme
Kur hëna i mbulon me argjend kulmet varfanjake
Dhe nënat i thërrasin fëmijët në pushim
Do ta tregoj hirin që e ruajta në shuplakë.
 
 
 
LARËSET NË GAGNES
 
Eca gjatë deri te ura që çon Matanë
Asgjë nuk dëgjohej përpos gurgullimës së ujit
Dhe zërave të mbytur të larëseve
Në një moment
Mu duk se po rrjedh në ritëm të njëjtë me ujin
Dhe se uji po rrjedh nëpër tërë qenien time
 
Pastaj
Larëset i fikën fenerët
Uji u bë i zi dhe rrëshinor
Kalitë
Tërë jetën në rrethimin e dritës dhe territ.
 
 
 
DËSHMITARËT E JEHOVAIT
 
Një grua e panjohur
Gruaja më ofron afishe
Për Shërbimin
 
Shikoj në këpucët e saj të mjerueshme
Në duart e saj thatanike
Në vetminë e saj
Dhe qaj
 
 
 
LARGIMI
 
Kur u largova, mëngjesi ishte i mjegullt.
Fytyrat e zbehta nga pagjumësia
U zvarrita drejt zyrave, shkollave, bankave
Macet mjaullinin përmbi kulme
Plaku i kërrusur mblidhte gjethet.
Asgjë nuk mund ta prishte atë rregull të amshueshëm
Dhe nuk mund ta zgjonte masën e përkundur,
E unë ecja si të ishte e mundur.
 
Eca gjatë:
Maskat dhe kurthet
Dhe shputat e lënduara.
Dheu i mësuar në rrapëllimën e sunduesve
Nuk e duronte hapin e butë.
Fantazmat e së kaluarës më mbysnin me duar të vrazhda.
Më beso
Ishin gjithfarësh.
Ishin naive që lakuriqeshin tepër
Ironizonin veten se nuk mund ta pranonin.
Ishin idiote, inatçore, perverse
E më së shumti ishin të vetmuara
Duhej të përshtatesha, të bija ujdi, ta kërrusja kurrizin, ta humbja formën.
Zëri nga radioja përsëriste:
Populli. Vullneti i popullit. Individi. Fuqia.
Fjalët rrëzoheshin si zogj të cofur.
 
Shkova aq larg
Nën këtë qiell të dëshpëruar
Derisa qenia ime klithi: Shtëpia!
 
 
Përktheu: Nikollë Berishaj
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s