Kalendari poetik: Aleksandër Sergejeviç Pushkin (1799-1837) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Aleksandër Pushkin

Kalendari poetik: Aleksandër Sergejeviç Pushkin (1799-1837)

U lind më 6 qershor 1799 Pushkin, babai i gjuhës letrare ruse, poet, eseist, dramaturg dhe prozator i madh rus dhe i letërsisë botërore, më i madhi ndër përfaqësuesit e romantizmit rus. Mjafton emri i tij, Pushkin, dhe dihet se kemi të bëjmë me një gjeni të letërsisë botërore. Nga shqipërimet që kam prej Tij, ja shqipërimi im në këtë përvjetor:

PROFETI (Пророк)

Me shpirtin copë, i cfilitur,
Kur endesha në humbëtirë,
Në udhëkryq m’u çfaq papritur,
Një engjëll, Serafim’i mirë.

Lehtë me gisht si ëndrra natën
Sytë më preku dhe ndriçuan,
Për çdo lloj profeci m’u hapën,
Si sy skifteri të friksuar.

Pastaj pashë, veshët po më prek,
Kur ja, filluan të kumbonin:
Dhe ndjeva si qielli u ngjeth,
Prej engjëjve që fluturonin.

Kaçubet i përpiu dheu,
Dhe shtërpijtë u zhdukën fare,
Kur ai gojën ma mbërtheu,
Ma shkuli gjuhën mëkatare.

Pastaj vazhdoi pa e zgjatur
Kapi gjuhët e gjarpërijve
Me dorën e tij të përgjakur
Krejt i shkuli nga goja ime.

Më çau me shpatë dhe gjoksin,
Ma nxorri zemrën dalngadalë
Dhe në vend të saj më vendosi
Prush të ndezur, flak’e gjallë.

Shtrirë isha përdhe, pa ndjenja,
Por zërin e Zotit e ndjeva:
“Zgjohu dhe dëgjo mirë, Profet,
Çohu, vullnetin tim shko përmbush,
Kudo shko ti, në tokë dhe det,
Me fjalën time zemrat bëj prush!”

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s