Poezi nga Sokrat Habilaj

Poezi nga Sokrat Habilaj

 

MEDITIM I TRISHTË

Besuam pa fund se nuk janë shtuar të liqtë,
Besuam se të mirët ndoshta s’janë më pak.
Po kur ne ulemi për kafe përball me miqtë,
Trishtohemi me ta, thuajse pa asnjë shkak.

Ndodhë që prej tyre ndihemi prerë në besë,
Ndodhë që edhe kafja të duket më e hidhur.
Kur besuam se të keqes i vunë kufi në mes,
Harruam se kufijtë ngrihen për t’u prishur!

 

NË POEZI, JAM ME NJË GRUA!

Në vargje, jam përherë me një grua,
Me një që s’ka shkruar kurrë poezi.
Po di që ta bëjë poeten dhe pa mua,
Ndërsa unë pa të…!?… Nuk e di…!

Unë në vargje e kam edhe një tjetër,
Që në asnjë varg nuk vë nënshkrim.
Po unë, jam emri i shpallur në letër,
Ajo, pjesa sipër emrit, rimë më rimë.

Në vargje, në çdo çast jam me dikë,
Që dhe pa më njohur, ishte poetike.
E unë nisa pas saj, por muza me të,
Më kthehet në grua, e flas pa lidhje!

 

S’TË ZGJODHA VETËM PËR VETE

Mund dhe të ndodhte të mos ishe ti,
E të kisha pranë imazhin e një tjetre.
Mund të të zgjidhja pa pyetur njeri,
Po ty nuk të zgjodha vetëm për vete.

Mund të ishe ti, më e prerë ndoshta,
A edhe më delikate,si një pikëz vese.
Mund të më thoshe:-Jam vetëm jotja,
Po ty nuk të zgjodha vetëm për vete.

Mund ta mbaje fustanin lart, mbi gju,
Dhe unë mos të të bëja asnjë vërejtje.
A mund t’i prisje ndryshe flokët e tu,
Po ty nuk të zgjodha vetëm për vete.

Mund të kërkoje një ishull të largët,
Dhe pas të vija i bindur,nëpër dete.
Brenda teje të më përpije nga flakët,
Po ty nuk të zgjodha vetëm për vete.

Kisha bërë një pakt, pa më ardhur ti,
Që sytë e tu, pa pikë dhe pa presje.
Tu ngjanin syve të dy djemve të mi,
Prandaj s’të zgjodha vetëm për vete.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s