Poezi nga Vjollca Hasanpapaj

Poezi nga Vjollca Hasanpapaj
 
 
LUNDRIM MBI VALË
 
Me fresko si uji,
kur ngrihen mbi valë
Jam më e bukura dashuri
e lules së rrallë.
 
Vrapoj të ndaloj stuhitë
Ç’ më tregojnë ëndrrat për natë
Endem poshtë një ylli
e fle mbi një dallgë.
 
Simfoni e pambaruar notash
dehur tingujve të zjarrtë
mbetur vetëm me trëndafilat
petaleve që shndrijnë kristal.
 
 
 
I FLAS GJETHIT
 
Nuk jam harrestare
e gjethit të trëndafilit,
kur më ka fal aromën e tij
prej shpirti.
 
Rri me ëndrrat e një nate
prapë ëndërr kam
Në fotografinë e Venedikut
si pikturë jam.
 
Dashurinë kurrë nuk munda
t´ia rrëmbej trëndafilit
Edhe pse u rrita
më aromën e kopshtit tim.
 
Në gjethin e tij shkrova
fjalën të dua e ruaj në shpirt
Ëndërr e shihja çdo natë
diellin e dashurisë sime.
 
Sot sa herë i ujiti trëndafilat
gjetheve të tij ju flas
Me gjuhën e dashurisë se herëshme
që shpirtit i sjell gaz.
 
Të dy flasim në heshtje
e aromave më të bukura dehemi
ti shpërthyer pranvere
e unë në puthje loti.
 
 
 
NUK KAM ËNDËRR
 
Numëroj fletëzat e faqeve
librin tim e thurura
më gjuhën e mbrëmjes.
 
Vargut të dashurisë
me aq pasion i kam shkruar,
kur më pyeste princi im
për trazimet që ndaja me detin.
 
Nuk rri asnjëherë me ëndrrat
që më marrin nga aroma e jetës
Dashurinë kryeneçe kurrë nuk ia fal
asnjërit nga sytë që i pikturova.
 
Më vëmendje vizatoja lulet
që unë i doja aq shumë
e në çdo ngjyrë të tyre
vetja më dukej e krisur.
 
Sonte nuk kam ëndërr
se jam zëri i saj
dhe gjuha më e bukur e këngës .
 
Të artë e dua puthjen
nëse fluturat ma falin.
 
Nuk dua të mbetëm e vetmuar
të falim të dy të njëjtën fuqi
të kryqëzohemi vargut të bukur
pas të përhimtës re, pas shiut.
 
Nëse ndodh ndonjëherë flaka e shpirtit
ja ku jam,
më e bukura e diellit.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s