Poezi nga Erjon Muça

Poezi nga Erjon Muça

 

Hëna Ditën

Hëna ditën duket si e hutuar,
seç bën ca andërra të çuditëshme,
kur bota e zhurmëshme është zgjuar;
andrron sy hapur urrejtjen që mbledhin
kallijtë e misrti që rriten kokëposhtë,
herë këndojnë himnet e tyre në lartësi,
e herë shkrehin mllefin e mbledhur
në brendësi…

Hana nuk kupton, mundohet të
kapë fillin që lidh e streson gjitarët;
në vend që ta shkatërrojë lëmshin,
më keq veten, në këtë tanatos që rritet,
ngatërron!

Natën, me sytë e vet të mëdhej sheh
se si shkurret rriten poshtë lisave, e ma
poshtë, bari shtron me butësi tokën;
gjithçka sheh natën, jeton në qetësi.
Vetëm ditën ngatërrohet pamja; në
botën e zhurmëshme, askush nuk
don të jetë shkurre a bar, të gjithë
lisa, a qiparisa; të gjithë duan të ngrihen lart
aq sa qiellit ia nxjerrin sytë me majuca…

 

Impresion

Malit, i kujtohet si të ishte dje-
eh si janë kujtime, të nguliten në të gjitha
qelizat e me jetë udhëtojnë me ty- kur
sapo qe shfaqur mbi koren e eshkur
të tokës, një krijesë e zezë, kërrcënuese
iu afrua ngadalë, mbi krye.

U drodh rioshi mal, edhe grimcat
më të papërfillshme e ndjenë ankthin
që zemrën i drodhi, por ja që ajo krijesë
me dashuri e mbështolli, nja dy ap tre
vetëtima, pasi bubulliu ethshëm, i shkarkoi
mbi trupin e tij, e më pas, me përkushtimin
e një të dashure, etjen e tij shoi.

E ja edhe tani malit plak i afrohet
një tjetër re, pasardhësja e asaj që
me tmerr lindej e tij mbi dhé shoqëroi,
nuk lëviz dot, por çdo vel pluhuri me drithma
pret përqafimin e krijesës së asaj,
që lëkurën e djegur të një sapo të lindur,
me bekimin e ujit mbuloi.

 

NGROHEM

Nuk është ftohtë, e megjithatë
jakën e palltos e mbaj ngritur.
Dielli ngroh aq sa mundet
në këtë dimër riosh,
avullon vrullshëm ngrica
që la pas nata,
por mua s’më ngroh.

Ndiej se diçka më mungon,
sëmbon si të ishte acar
që fryn pa mëshirë,
më prek me frymën e vet
të akullt, prerëse,
ndërsa skeletet e degëve,
si eshtra të dala varresh,
s’luajnë fare…

Ndihem i vetëm, i ftohur,
jam i vetëm, sot pa ty
vërdallisem kot, mendoja
se doja të shëtisja vetëm,
shoqëruar nga hija ime
e heshtur si natë e akullt,
ndriçuar nga hëna e bardhë…

Sa i vetmuar jam pa ty!
As vetja ime s’më pranon,
e të mendosh se ti kujton
së stë dua, kërkon siguri,
ndërsa unë qetësi, dhe
kur atë e gjej, më mungon
kërkesa jote e qëndrushme,
e pashtershme…

Janë vetëm pak çaste,
këto që po kaloj pa ty,
e më zvjerdhet qenia ime
mjerane, më ftoh rrezja e diellit.
Avulli që ngrihet prej brashitve
të thara, të vdekura,
më ngrin nën qepalla…

Shpejtoj hapin, të ftohtin
s’po e duroj dot;
hija hutohet nga rendja ime,
e duket sikur ndalet, përplaset
pas muresh, ndoshta thërret,
por s’ndalem…

Vij tek ti, qeshem,
largoj vetminë time,
qetësinë që mendoja se desha.
Të përqafoj.
Ngrohem…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s