SHQIPE AZIZAJ TAKA  NË SA DJEPE PËRKUNDEN KUJTIMET E TUA…? / Përgatiti materialin Iliriana Sulkuqi

SHQIPE AZIZAJ TAKA 
NË SA DJEPE PËRKUNDEN KUJTIMET E TUA…?

-fragment-

( Ku është foleza jote, Shqipe, ku…? Në Çamëri…? Në Elbasan…? Në Shkodër…? Në Fier (Levan)…? Në Athinë…(!?). KU…?)
***
.. ÇAMËRI, MOJ DRITË SYRI
-Sa më shumë duhemi unë e Ti, aq më shumë na e vrasin Dashurinë-

“ Të kthehesh shqim në shtëpinë atërore
derisa nata e qetë thyhet si një enë…
O, vaje të trishta të shtegtarit të vonë,
Që kot i kërkon nënën dhe atdhenë!
(D. Debeljanov)
“…ma dogjën,
shtëpinë e lindjes;
sot edhe gjakun ma pinë,
gjakun e papaguem;
sot edhe sytë m’i puthën
me katër bajoneta,
voglushi im i dashtun!
Kur t’rritesh
mblidhi eshtnat tanë gjithkah shkumanave tona
Eshtnat tanë e t’etënve, klithjet e dhimbjeve tona,
Dhe ngrehe një piramidë prej rrashtash deri te rèja:
Përmbi Keopsin, në maje t’shekullit ngjitu!(Azem Shkreli)
….
“…Ma plasën dritën e syrit…
Thërrime ma bënë Historinë…
E di , ku u linda, u rrita..
Shqipëria m’është Nënë,
DJEP ëndrre – Çamëria…

M’u KRIS Shpresa e PRITJES,
Nëpër rrokjet e mia të FJALËS!
Vatra ime, që Zjarrin ta ftohën,
NDIZMË DHE ME HIRIN E KËNGËS!( I.S)

SHQIPE AZIZAJ TAKA:

Nuk është poete. Nuk është fizikante.Nuk është piktore.
Nuk është balerinë. Nuk është Parukiere. Nuk është shahiste. Nuk është atlete.… Nuk është, sepse pak , ose aspak e njohim për t’u besuar se ajo ËSHTË pjesë krijuese e të gjithave sa thashë më lart:”nuk është”….
Shqipja, edhe pse me këtë emër të lirë fluturues , për fat të keq, nuk fluturoi e nuk ndali dot, të paktën në njerën nga folezat e saj prej mëme, prej vendlindjeje të saj, apo kudo ku e fluturoi fati…(se mos shumë të tjerë janë në folezat e shpirtit të tyre…).
…dhe për të gjitha “fluturimet’ pa folezë, Shqipja ka një strehëz prej loti, aty ku kujtimet dhe malli fshihen në mënyrën më të lagësht që s’ka diell t’i thajë…

… 

Lotët, ah, lotët
pse shtegut rrjedhin me vrull?
Pse rreken e ndalin mbi saçin
e shpirtit shkrumb?
Shikimin pse ma errin
dhe krenarinë
s’ma lenë ta fsheh, si dikur…?

Teksa udhëtojmë nëpër jetën e fatit tonë herë e humbim dhe herë kërkojmë identitetin… Kur na duhet, patjetër që na duhet ta tregojmë,me shkrim e me zë. Kur nuk na duhet, e “fshehim” për ta ruajtur të paprekshëm .
Udhëkryqe që ndahen udhëve me apo pa semaforë me dritë jeshile. Udhëkryqe fati. Por si në kimi, kush ka peshën më të rëndë specifike, precipiton në fund të shpirtit, si fjala vjen : “Guri i rëndë në tokë të vet”…
Shqipja i thotë të gjitha folezave të shpirtit të saj:
‘…Jam këtu… Këtu jam,
nuk më sheh nuk më ndjen…?
qendisur me petale trëndafilash,
veshur me ëndrra të jeshilta…
Jam këtu… Këtu jam,
Pres e përcjell kujtimet e mia…

***

Çamëria u rrit para syve të mi dhe brenda meje në dimensione, si në tabelën e shumëzimit … Me rritjen time, erdhi e shkruar historikisht, erdhi e jetuar mëvehtësisht me emra mikesh, miqsh, kolegë apo jo, gazetarë e poetë, shkrimtarë, ushtarakë, këngëtarë… ERDHI me Elena Gjika(Dora D’Istria), orkida e fjalës prej gjethi; me Marko Boçari-n, ku, edhe në mërgimin tim deri në Kretë(Hanja), një nga rrugët, mbante emrin e tij. Pranë Tij, një kafene, që e kthyem në çdo fund javë pikëtakimin takimin shqiptaro-mërgimtarë, ku rrëfitnim kafenë përzier me lotët e mallit… Më erdhi me Bilal Xhaferri-n, që s’më “shqitet” nga rafti përballë i bibliotekës sime të vogël mërgimtare…; më është fare pranë edhe me Shqipe Azizaj Tako, këtu në NY, si pjesëz e fëmijërisë dhe e rinisë sonë në Qytetin e Dashurisë-Elbasan; pat ardhur Çamëria ime dhe do të Jetë edhe në brezat që unë dhe ne rrisim…, sepse Çamëria është riza që mbështjell shpirtin tonë të përbashkët.

“…dhe na ndanë…
Dhe na çanë…
Dhe na shanë…
-Kështu gjyshi më ka thënë-
Në një natë , nga matanë
Shkulte gjoksin një ofshamë…
Ç’më panë sytë,
s’ka të rrëfyer…
Erdh mesnata me të shqyer…
Hapa portën e shtëpisë…
Sofra-bukë për çamët- bij…”

Edhe nëna më rrëfen…
“Ishte natë e zgjim i terrtë…
çamë ishin-gjashtëdhjetë,
pesë sofra, shtrova vetë…”

Dhe një këngë çamërishte,
zgjonte nënën ndër kujtime…
“Kam shtëpinë me dërrasa
dil moj xhane , dil se plasa…”
-me Myzyrin Kënga ngjaka.
……………….

 

Iliriana Sulkuqi: Shqipe Taka dhe Çamëria jonë
Brooklyn, NY, 
10 qershor, 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s